7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Krushjanët këtë vit po vjelin më pak speca

Si pasojë e breshërit e faktorëve të tjerë klimatike, krushjanët këtë vit po vjelin më pak speca. Bujq nga ky fshat që tradicionalisht merren me këtë kulturë bujqësore thonë se rendimentet janë përgjysmuar dhe se kjo do të dëmtoj ekonomitë e tyre familjare. Edhe përpunuesit e specave thonë se vërehet rënie e rendimenteve, cka sipas tyre, ka bërë që të ngriten edhe çmimet paksa.

Bujar Zeka, bashkë me 5 anëtarë të familjes, ashtu si edhe shumë krushjanë, edhe këtë vit, ditë të tëra i kalon në sipërfaqet e mbjella me spec. Por, mundi i tij, si pasojë e breshërit e kushteve jo të favorshme klimatike, duket se nuk do të shpaguhet. Në një prononcim për Radio Kosovën, ai thotë se rendimentet këtë vit janë përgjysmuar.

“Unë, këtë vit i kam 1 hektarë e gjysmë të mbjella me spec. Cmimi është sikur vitin e kaluar, s’ka ndryshuar. Rendimentet janë shumë më të ulta, janë përgjysmuar. Edhe cilësia këte vit është më e dobët, nëse e krahasojmë me vitin e kaluar”, tha ai.

Edhe Fahrije Hoti, drejtoreshë e Kooperativës ‘Krushe”, ku shumë bujq shesin specat të cilët përpunohen, pohon se ka rënie të rendimenteve.

“Viteve të kaluar edhe pse kemi punuar mbi 50 punëtorë, nuk kemi mund t’i hargjojmë specat, sa ka pasur furnizim. Këtë vit vërehet furnizim më i zbehtë. Nuk po flas për tregun gjeneral se si janë çmimet për kilogram, por ne i mbledhim me nga 25 – 30 cent, varësisht nga cilësia”, tha ajo.

Kryetari i Krushës së Madhe, pohon gjithashtu se bujqit nuk janë të kënaqur me rendimentet e kësaj verë, cka sipas tij, do të dëmtoj ekonomitë e fermerëve krushjanë.

“Është punuar pa ndërprerë për të patur një prodhim cilësorë, i cili fatkeqësisht këtë vit është shumë më i mangët në sasi. Kjo ka ndikuar që të dëmtoj mjaft shumë ekonomitë familjare, edhe ashtu të zhytura në borxhe e në kredi. Kjo ka ndikuar që edhe qytetarët kosovarë në përgjithësi të dëmtohen”, tha ai.

Në mungesë së përkrahjes institucionale dhe kushteve jo edhe të mira klimatike, viteve të fundit, shumë bujq nuk po punojnë tokat e tyre, thotë Selami Hoti, kryetar i fshatit që tradicionalisht merret bujqësi./RTK/

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Lajmet e Fundit