19.1 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

Kryeministri në ardhje paralajmëron shfuqizimin e vendimeve të Kurtit

Avdullah Hoti, i dekretuar për Shef të ri të Qeverisë, ka thënë se do të shfuqizojnë vendimet që pengojnë rifillimin e dialogut me Serbinë.

Këtë koment Hoti e ka bërë pasi Qeveria e Kosovës vendosi edhe disa masa shtesë të reciprocitetit në raport me Serbinë.

“Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore”, ka shkruar Kurti, në një reagim në Fb.

“Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë”, ka shtuar ai.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që menjëherë të largohen masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë në mbledhjen e së shtunës nga Qeveria e Kosovës.

Pas vendimit të Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se të refuzosh parimin e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës është njëjtë sikur t’ia mohosh Kosovës që të ushtrojë të drejtat si një shtet sovran.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane”, ka shkruar Kurti, raporton Express.

Tutje kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës ka thënë se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partner të barabartë në çdo tavolinë dialogu.

“Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë. Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shtuar ai.

Por, Avdullah Hoti, ka thënë se secilin vendim që pengon Kosovën në dialog me Serbinë do të hiqet.

“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shtuar Hoti.

- Advertisement -

Më Shumë

Dhjetë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese

Dhjetë persona janë ndaluar nga policia në Prizren të enjten për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19,...

Tetë persona te vdekur nga COVID- 19 gjatë 24 orëve në Kosovë

IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit. Në raportin 24 orësh, IKSHPK...

Mbi 300 mjekë të papunë, 9% e personelit mjekësor me Coronavirus

Më shumë se 300 mjekë në Kosovë llogariten të jenë papunë, prej të cilëve sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 60 për...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, diaspora gjatë majit solli në Kosovë mbi 100 milionë euro

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës...

Malishevë, rrahen tre persona mes vete

Tre persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Incidenti...

Çekiçi shënon golin e 10-të në Slloveni

Endri Çekiçi, sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin në sfidën e sotme që skuadra e tij, Olimpija Ljubjana, ka luajtur në transfertën delikate me...

As Argjentina dhe as Juve, City merr Messin!

Zërave për largimin e Lionel Messit nga Barcelona në vitin 2021 i është shtuar një kapitull i tretë. Megjithë deklaratës së fundit të presidentit...

Vdes një inspektor nga Rahoveci i infektuar me koronavirus

Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus. Viktima është nga komuna e Rahovecit. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi. “Po...

Pa zgjidhjen e liberalizimit të vizave, s’ka kuptim as vazhdimi i dialogut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së pritet të rifillojë me 12 korrik. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar...

Hollywood me serial për “Haklajt” e Tropojës

Një serial i dedikuar ngjarjeve tragjike të Tropojës pritet të realizohet, ku protagonist kryesor do jetë Fatmir Haklaj dhe familja e tij. Njoftimi është bërë...

Puthje dhe përqafime me Getoarin, Marina publikon videon nga shtrati

Moderatorja Marina Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto nga momente të ndryshme të ditës. Së fundmi, ajo ka...

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Këto ditë, edhe në territorin e Komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje shirjeve. Korrjen e grurit sot e ka parë nga afër...

Rrahen mes vete vëllezërit në Rahovec – dërgohen në mbajtje

Dy të dyshuar meshkuj (vëllezër) janë arrestuar nga Policia ditën e djeshme në Rahovec. Të njejtit pasi një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, njofton Klan...

Katër persona të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se edhe katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Klinikën Infektive, duke...

Grupi Parlamentar i NISMA’s nuk ekziston më, Haxhi Shala iu bashkua grupit të AAK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Haxhi Shala është tërhequr nga posti i tij si shefi i grupit Parlamentar të...

Më së shumti vdekje nga COVID-19, janë regjistruar në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë ka njoftuar se janë regjistruar edhe tri vdekje. Deri tash, numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka...

Lajmet e Fundit

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me...

Katër të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 101 numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...