7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kryeshefii i INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit të akuzar për korrupsion kërkojnë hudhjen e aktakuzës, thonë se është ngritur për motive politike

Në seancën e shqyrtimit të dytë, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, kryeshefi ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorët e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj, ish-drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bujar Nerjovaj, ish-inspektori i ndërtimit, Bashkim Krasniqi, si dhe menaxheri dhe bashkëpunëtori profesional i “INFRAKOS”-it, në Prizren, Naim Avdyli, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës.

Në seancën e së martës, të akuzuarit kanë thënë se prokurori e ka ngritur këtë aktakuzë për motive politike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër, prokurori Genc Nixha mohoi që ngritja e aktakuzës është bërë për ndonjë motiv politik.

“Ju më njihni edhe më herët dhe e dini se unë nuk kam asnjë lidhje politike dhe nuk kam pasur asnjë motiv politik në ngritjen e aktakuzës, sepse nuk merrem me politikë”, tha prokurori Nixha, duke iu drejtuar të akuzuarve Nijazi Kryeziu dhe Sadik Paqarizi.

Paraprakisht, në këtë seancë të gjithë mbrojtësit e të akuzuarve deklaruan së mbeten në tërësi pranë kërkesave për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të paraqitura në formë të shkruar pranë gjykatës.

Mbrojtësi i të akuzarit Bujar Nerjovaj, avokati Blerim Mazreku, dekalroi se prokurori e ka kaluar afatin ligjor në lidhje me hetimet e zhvilluara deri në momentin e ngritjes së aktakuzës, sepse sipas avokatit Mazreku, me një mendim të Gjykatës Supreme, afati ligjor për fillimin e hetimeve rrjedh nga paraqitja e kallëzimit penal dhe jo nga momenti i aktvendimit për fillimin e hetimeve.

Po ashtu, avokati Mazreku, kërkoi që të precizohen apo konkretizohen veprimet e të gjithë të akuzuarve.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, Bashkim Krasniqi, avokati Visar Ostrozubi, deklaroi se nuk e di se për cilin objekt saktësisht akuzohet klienti i tij, pasi që sipas tij nuk është cekur se më ndërtimin e cilit objekt i është shkaktuar dëm ndërmarrjes INFRAKOS.

Mbrojtësi i të akuzuarit Agron Thaqi, avokati Skender Morina, deklaroi se meqënese hetimet kanë filluar që nga viti 2013 dhe aktakuzën e kemi tani në vitin 2020, kemi të bëjmë me parashkrim relativ.

I akuzuari Sadik Paqarizi dekalroi se pajtohet në tërësi me fjalët e mbrojtësit të tij dhe shtoi se aktakuza duhet të hudhet poshtë pasi që ai si person zyrtar ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij  duke e zbatuar ligjin.

Po ashtu, Paqarizi deklaroi se për të nëjtën çështje penale, janë zhvilluar hetime edhe më herët nga Prokuroria Themelore në Prizren, andaj kërkoi nga kryetarja e trpit gjykues që ta vërtetojë këtë fakt.

Ndërsa i akuzuari Agron Thaqi, dekalroi se ai si kryeshef i INFRAKOS-it ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të duhura, siç thotë ai për ta shpëtuar këtë pjesë të hekurudhave dhe në momentin që ka arritur ta bëjë këtë, ka kuptuar se është ngritur aktauzë ndaj tij dhe në fund shtoi se nuk e kupton se si është e mundur që ai të jetë si i akuzuar në këtë proces.

Të gjithë të akuzuarit e tjerë u pajtuan me fjalët e avokatëve të tyre, për kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Prokurori Nixha kërkoi që të gjitha kërkesat për hudhje të aktakuzës të hudhen poshtë si të pabazuara dhe njëkohësisht shtoi se nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj të parshkrimit.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Agim Emini, deklaroi se e përkrah në tërësi aktakuzën e prokurorisë dhe vlerëson se e njëjta është e drejtë dhe e bazuar në ligje.

Tutje ai shtoi se të pandehurit në cilësinë e personave përgjegjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshem INFRAKOS-it.

Pasi që nuk pati propozimetë tjera, gjyqtarja Teuta Krusha, deklaroi se me vendim të veqantë do të vendosë në lidhje me kundërshtimet me shkrim të parashtruar nga ana e mbrojtjes dhe kërkësat për hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Sadik Paqarizit, Nijazi Kryeziut, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqit, Agron Thaqit dhe Naim Avdylit, të cilët i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Paqarizi, Kryeziu, Islamaj, Nerjovaj, Krasniqi, Thaqi dhe Avdyli, akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë, kanë tejkaluar kompetencat, nuk i kanë përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Paqarizi, në periudhën kohore 2012-2014, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka lëshuar leje ndërtimi firmës “Breu Petrol”, më 9 gusht 2012, leje ndërtimi për personin Reshat Kamberi, më 25 korrik 2013 dhe leje ndërtimi për personin Xhavit Spahija, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik, i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme, duke i shkaktuar  dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Ndërsa, sipas aktakuzës, i akuzuari Kryeziu, në periudhën kohore 2014-2016, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi personit Nexhat Bytyqi, më 30 maj 2014, dhe leje ndërtimi për personin Avni Haliti, më 21 maj 2014, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është  në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se edhe i akuzuari Islamaj, në periudhën kohore 2016-2017, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi për firmën “Fat Grup”, më 6 mars 2017, po ashtu leje ndërtimi për personin Agron Kuka, më 3 maj 2017, leje ndërtimi për personin Mexhid Karavidaj, më 29 nëntor 2016, si dhe leje ndërtimi për personin Nrec Thaqi, më 8 prill 2017, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është  në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar  dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se, i akuzuari Nerjovaj, gjatë vitit 2013, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit për Inspeksion në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave edhe pse ka qenë i njoftuar rreth mbindërtimit dhe uzurpimit në ndërtesën “Liburnia”, me pronar Destan Hoxhën, e cila ka qenë në ndërtim gjatë mandatit të tij, i cili ka pasur leje për ndërtimin e 2+B+P+6, duke u bazuar në Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Nerjovaj, ka lejuar edhe ndërtimin e katit të shtatë edhe përkundër  konkluzionit të nënshkruar nga ana e tij, më 8 prill 2014, nuk është dhënë urdhër që i njëjti të zbatohet e që ka qenë kompetencë e tij, si dhe po ashtu ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronari i ndërtesës-investitori ka bërë mbi pronën e hekurudhave “INFRAKOS” dhe nuk ka ndërmarr asnjë veprim parandalues, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm “INFRAKOSIT”, në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Gjithnjë sipas së njëjtës aktakuzë, i akuzuari Bashkim Krasniqi, gjatë vitit 2012, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave edhe pse ka qenë i caktuar për inspektimin e këtij ndërtimi, ku objekti, ka pasur leje për ndërtimin e 2+B+P+6, dhe gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka lejuar që të bëhet mbindërtimi, pra edhe i katit të shtatë, respektivisht tejkalimi i lejes së ndërtimit, si dhe ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronari-investitori e ka bërë në pronën e hekurudhave.

Ndërkaq, i akuzuari Thaqi, gjatë vitit 2013, në Fushë Kosovë, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e kryeshefit të “INFRAKOS”, nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta, nuk ka vepruar sipas Ligjit për Hekurudhat, ku në neni 128, paragrafi 2, parashihet që punët mbrojtëse, përfshirë edhe masat e parandalimit për veprimet e ndaluara-ndërtimet në afërsi të infrastrukturës hekurudhore, duke mos marrë pjesë në diskutimet publike për planin rregullativ urban për Komunën e Prizrenit, ku është marrë edhe Plani Rregullativ Urban i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, dhe duke vepruar me vonesë në parashtrimin e padive pranë gjykatave kompetente për mbrojtjen e pasurisë së “INFRAKOS”, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Avdyli, gjatë vitit 2013, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e menaxherit të patundshmërive dhe bashkëpunëtorit profesional pranë “INFRAKOS” nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës, duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta, nuk ka vepruar sipas Ligjit për Hekurudhat, për masat e parandalimit për veprimet e ndaluara-ndërtimet në apo në afërsi të infrastrukturës hekurudhore, dhe duke vepruar me vonesë në parashtrimin e padive pranë gjykatave kompetente për mbrojtjen e pasurisë së “Infrakos”, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Me këtë, të gjithë të akuzuarit po ngarkohen me veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, nënparagrafin 2.2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit