16.3 C
Prizren
E shtunë, 26 Shtator, 2020

Kryetari Begaj dhe ministrja Dumoshi biseduan për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim pune, ministren e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, me të cilën kanë biseduar me projektet për Malishevën dhe për propozim projektet për vitin e ardhshëm, ku u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë në hartimin e projekteve dhe propozimeve për investime në Komunën e Malishevës, në fushat e kulturës, sportit dhe rinisë.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i DKRS-së, Rexhep Mazreku, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi dhe Arbëreshë Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Valdete Bajrami dhe zëvendësministri i MBPZHR-së, Enver Hoti dhe zyrtarë të tjerë qeveritar.

Në këtë takim, kryetari Begaj, pasi e falënderoj për vizitën ministren Dumoshi, e njoftoi atë me gjendjen në Malishevë, ku nga një vend i dalë nga lufta tërësisht i shkatërruar, janë bërë shumë punë e mund për krijimin e infrastrukturës në fushat e sportit, kulturës dhe rinisë, ndërsa nuk kanë munguar as rezultatet, e po ashtu e njoftoi edhe për nevojat që ka Malishevë, për të investuar për këto fusha, pasi Malisheva njihet si një vend që i ka dhënë shumë kulturës shqiptare, por edhe sportit e rinisë.

Ministrja Dumoshi, tha se disa projekte i kanë futur për këtë vit, pas rishikimit të buxhetit, por edhe për vitin tjetër, kërkoj nga komuna që të shkojnë propozimet dhe ato të jenë të bashkërenduara me ministrinë. Ministrja Dumoshi, e ka përshëndetur kabinetin kryetarit Begaj, për menaxhimin e mirë të pandemisë, ndërsa premtoi se të gjitha kërkesat do të procedohen për vitin 2021. Ministrja Dumoshi, gjithashtu përmendi disa nga sukseset e sportit të Malishevës, duke veçuar atleten Arbnore Berisha, e cila ka fituar dy medalje ballkanike në atletikë, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm në kulturë.

Nënkryetari Berisha dhe drejtori i DKRS-së, Mazreku, e njoftuan ministren Dumoshi me nevojat konkrete që ka Malisheva, duke filluar nga ndërtimi i fushës ndihmëse të futbollit, pastaj pishinës gjysmë olimpike, shtigjet e atletikës, sallat e sporti, shtëpi të kulturës, qendra rinore, dhe në fushën e trashëgimisë. Berisha e Mazreku, gjithashtu, folën edhe për sukseset që ka treguar Malisheva në sport në vitet e fundit, si në futboll, atletikë, not dhe sporte tjera, si dhe për kontributin e Malishevës në kulturë, duke veçuar emrat e mëdhenj të muzikës, që ka dhënë Malisheva, siç janë rapsodët Sali e Feriz Krasniqi, Sefë Mleqani me të bijtë, e Nexhmija Pagarusha, që janë emra të pazëvendësueshëm në kulturën shqiptare.

Nga ana e tjetër, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Rudi e Krasniqi, janë shprehur të gatshëm ti shtyjnë përpara kërkesat dhe nevojat që ka Malisheva. Deputeti Rudi tha se Malisheva ka nevojë për projekte konkrete, ndërsa deputetja Krasniqi, tha se do të angazhohen maksimalisht për realizimin e projekteve për Malishevën, përderisa kërkoi nga ministria, që të shtyhen përpara projektet siç është salla e sportit në Drenoc, dhe projektet e parapara të mos prolongohen apo devijohen nga asambleja komunale.

Edhe zëvendësministrat Bajrami dhe Hoti, kërkuan që buxheti për vitin e ardhshëm të ketë një qasje ndryshe në raport me Malishevën, pasi deri më tani kjo komunë është lënë shumë anash në fushat e trashëgimisë, kulturës, sportit dhe rinisë.

Kryetari Begaj dhe ministrja Dumoshi u dakorduan që propozimet të jenë në koordinim në mes të komunës dhe ministrisë, si dhe u pajtuan që Malisheva ka nevojë për investime në fushat e sportit, kulturës, rinisë dhe trashëgimisë./PrizrenPress.com/

- Advertisement -

Më Shumë

Një burrë me dy gra e shtatë fëmijë – Iliazi, Anifeja dhe Manushaqja: Jetojmë të lumtur së bashku

Ndodhemi në Selishtë të Peshkopisë, pranë familjës së Ilaz Laskaj. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi...

Policia jep detaje për vrasjen në Prizren: I dyshuari gjuajti me armë policët

Një person ka mbetur i vrarë pas një shkëmbim zjarri që ka ndodhur në lagjen Tusuz të Prizrenit. Policia e Kosovës në një komunikatë për...

Morata kryen testet mjekësore me Juventusin

Juventusi ka konfirmuar se Alvaro Morata është duke iu nënshtruar testeve mjekësore në J|Medical. Sulmuesi spanjoll do të transferohet në Torino në formë huazimi nga...

Fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in

“Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me suksesin e Gjon Milit në Hollywood,...

Dy të vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga coronavirusi,...

Gashi i PDK’së: Nuk votojmë një ligj që varfëron ekonominë e vendit

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson, nuk do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonimike të propozuar...

Inspektohen supermarketet në komunën e Prizrenit

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e supermarketeve në komunën e Prizrenit. Gjatë inspektimit është bërë krahasimi i çmimit të produkteve në reklamacion dhe në...

Lëndohen dy gra në një aksident në Prizren

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit nga një veturë të drejtuar nga një i dyshuar. Policia në raportin ditor ka bërë...

Shtyhet gjyqi i Fjolla Morinës: Gjykata e Kukësit thotë se ultrazëri nuk mjafton për të dëshmuar shtatzëninë

Të martën është paraqitur para Gjykatës së Kukësit këngëtarja Fjolla Morina. Ajo u arrestua të shtunën për shkak të një arme pa leje që u...

Zafir Berisha thotë se Facebook-u iu hakua në Nish të Serbisë

Zëvendësministri i Punëve të Brenshme të Kosovës Zafir Berisha ka thënë se derisa ishte duke duke e ndërruar paswordin e facebook-ut të hakuar ka...

Gnabry: Bayern nuk ngopet, i duam të gjithë trofetë! Numri 7? Krenar

Ylli i Bayern Munchen, Serge Gnabry, ka folur për mediat gjermane pas një ndeshje të shkëlqyer që bëri kundër Schalke, ku shënoi tripletë dhe...

Marrëveshja sekrete e Nishit në mes Nikolla Pashiqit dhe Esat Toptanit

Me 17 shtator 1914 në Nish të Serbisë Nikolla Pashiqi dhe Esat pashë Toptani kanë nënshkruar marrëveshjen sekrete të ashtuquajtur”Marrëveshja e Nishit” në mes...

“Luftë” mes policisë dhe problematikut nga Prizreni, historia e tentim vrasjeve dhe vrasja e mbrëmshme e “Qorrit”

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Flet Zafir Berisha, i ka dy fjalë për pozitën e re si Koordinator i sulmeve kibernetike

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka konfirmuar se ka marrë pozitën e Koordinatorit Nacional për sulme kibernetike, shkruan GazetaBlic. Në një shkrim në...

Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Rahovec-Malishevë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për...

Orari i xhiros së dytë: Kryendeshja në Suharekë

Java e dytë e kampionatit elitar në futbollin kosovar do të vazhdojë gjatë kësaj mesjave. Krye-ndeshja do të zhvillohet në Suharekë, aty ku Ballkani do...

Lajmet e Fundit

Fushata e Trump me Kosovën

Shkodran Ramadani Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nënshkruan “Marrëveshjen për normalizim ekonomik”...

Qeveria ndan mjete shtesë për policinë

Në mesin e shumë pikave të reja që Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar lidhur me masat e reja për koronavirus, është edhe vendimi...

Qeveria lejon pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremonitë fetare

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja lehtësuese për COVID-19. Në një nga pikat e aprovuara, është edhe lejimi i ceremonive fetare, por në...

Qeveria miraton masat e reja, u zgjatet orari gastronomëve

Qeveria ka marrë masat e reja ndaj COVID-19 në mbledhjen e saj të premten. Në kuadër të tyre, gastronomisë i është zgjatur orari edhe...

Kamioneta godet këmbësoren në Prizren

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Sipas policisë, i dyshuari shtetas i huaj derisa ishte duke drejtuar kamionetën, ka goditur këmbësoren. Policia...