17.3 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

Kujtohet Astrit Dehari, në 3 vjetorin e vdekjes së tij

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe tek varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Astrit Dehari ishte aktivist i dalluar i cili ishte plotë vullnet e pozitivitet i vendosur në qëndrimin e tij dhe palëkundur në idealin që e kishte.

Konjufca tha se sot Astrit Dehari po përkujtohet në dritën e një ekspertize të re nga Zvicra e cila tregoi se Astriti as nuk e humbi jetën aksidentalisht, as nuk u vetëvra, por prapa kësaj ngjarje fshihet një krim që dorasit e tij duhet të vihen para drejtësisë.

Kurse, babi i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.

 

Ndërkaq, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka kujtuar aktivistin Dehari përmes një shkrimi në facebook, për të cilin thotë se për një kohë ishte edhe punëtor në Komunën e Prishtinës.

“Ahmeti tha se Dehari përpos se ishte aktivist politik e aktivist i LVV, ishte edhe student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës. Përveç temave të drejtorisë së Shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë”, shkroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, vdekja e tij e Astritit në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur mbetet padrejtësisht mbetet e pasqaruar dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës.

“Barra dhe përgjegjësia veçse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur”, shtoi ai.

Kryetari i Prishtinës tha se sot, në trevjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, e kujtojnë të ndjerin si njeri modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Duke filluar nga ora 12:00 do mbahet marshi me moton “Një popull për drejtësi”, pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes do të dhurohet gjak.

Ndërsa në qytetin e Prizrenit do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej. /Koha.net/

 

- Advertisement -

Më Shumë

Camaj dhe Koliqi agjentë të shumëfishtë?! Apo Tare një konspiracionist manipulator?

Ermal Mulosmani Në blogun letrar “Peizazhe të fjalës” sot u publikua një material mjaft voluminoz me dokumenta arkivore dhe plot arsyetime nëntekstuale që përpiqeshin të implikonin...

Grupi Parlamentar i NISMA’s nuk ekziston më, Haxhi Shala iu bashkua grupit të AAK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Haxhi Shala është tërhequr nga posti i tij si shefi i grupit Parlamentar të...

Angela Martini provokon me bikini (Foto)

Angela Martini provokoi me gjoksin në foton me bikini. Angela Martini ditët e fundit ka qenë shumë aktive me fotografi nga pushimet. Në fotografinë e fundit,...

Mbi 300 mjekë të papunë, 9% e personelit mjekësor me Coronavirus

Më shumë se 300 mjekë në Kosovë llogariten të jenë papunë, prej të cilëve sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 60 për...

Nëse vdes

Sahit F. Osmani N'perëndim të diellit e dua vdekjen Kur prapa e lë shk?lqimin e tij Trëndafilin e kuq maje kreshtave Që çdo perëndim me dashuri të vij. Do...

Oxfam paralajmëron se uria gjatë Covid-19 mund të vrasë më shumë sesa virusi

Oxfam ka paralajmëruar se, deri në fund të vitit, “12,000 njerëz në ditë mund të vdesin nga uria e lidhur me Covid-19 – potencialisht...

Dosjet si puzzle shpifjesh e denigrimesh

Shkruan: Enver Sulaj Shërbimi sekret amerikan CIA këto vitet e fundit ka vënë në dispozicion të publikut miliona faqe dokumentesh të deklasifikuara, që nga Lufta...

Alarmi i kreut të OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në...

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

Malishevë: Prej 5 mostrave, tri raste rezultuan negativ dhe dy pozitiv në testin për COVID-19

Dje janë bërë pesë teste nga Malisheva, për COVID-19, prej tyre 3 kanë rezultuar negativ, ndërsa dy kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Rastet...

Aksident në Prizren, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren Të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë me drejtues një mashkull dhe në femër. “Si pasojë...

Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren. Në qender do të...

Tetë kolegje nuk akreditohen, tri prej tyre do të mbyllen

etë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces për akreditim institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë...

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj...

Zoti krijoi gjenitë; Morricone ka krijuar parajsën

Ashtu siç Zoti krijoi gjenitë, ca gjeni krijuan vepra hyjnore. Ashtu dhe gjeniu Ennio Morricone, krijoi vepra hyjnore. Emri i tij lidhet me filmat kult,...

Pandemia nuk i ndal kosovarët të shkojnë në Shqipëri, këto janë statistikat për 11 ditë

Pavarësisht pandemisë kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës drejtuar arbresh.info...

Lajmet e Fundit

Turisti britanik rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi një person, vdesin të dytë

Një shtetas i Britanisë ka vdekur në Spanjë pasi që kishte rënë nga ballkoni i një hoteli. Ai ka rënë përmbi një person tjetër duke...

Nëse vdes

Sahit F. Osmani N'perëndim të diellit e dua vdekjen Kur prapa e lë shk?lqimin e tij Trëndafilin e kuq maje kreshtave Që çdo perëndim me dashuri të vij. Do...

Prizreni i mbushur me qytetarë, zyrtarët të shqetësuar

Edhe pse Komuna e Prizrenit renditet e para për nga numri i vdekjeve nga Covid-19, qytetarët nuk shqetësohen shumë. Këtë të diel, qendra e qytetit...

Kryeministri thotë se janë të papranueshme dasmat dhe ahengjet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media tha se në bazë të Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, Inspektorati Sanitar do...

Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim “Sapo e...