Vendimi diskriminues i MASHT-it për bursa, studentët paralajmërojnë bojkot

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) përmes shpalljes së konkursit për bursistët e këtij viti ka përjashtuar studentët e Fakultetit të Edukimit, të Artave, të Edukatës Fizike, si dhe të disa drejtimeve në Fakultetin e Mjekësisë nga marrja e bursave studentore, që ndahen nga kjo Ministri.

Këtë vendim përmes protestave e kanë kundërshtuar studentët e këtyre fakulteteve, të cilët në rast se nuk anulohet ky vendim kanë paralajmëruar edhe bojkot mësimor, shkruan sot gazeta Zëri.

Studentët e Universitetit të Prishtinës (UP), të cilët ndjekin studimet në Fakultetin e Arteve, në Fakultetin e Edukimit, të Edukatës Fizike, si dhe në disa drejtime në Fakultetin e Mjekësisë nuk mund të marrin bursa nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT)…

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Lajmet e Fundit