4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ministria e Kulturës nuk lejon ndërtesë midis monumenteve në Prizren

Ministria e Kulturës ka vendosur të mos lejojë ndërtimin e objektit gjashtëkatësh midis monumenteve në Prizren.

Institucioni më i lartë kulturor në vend ka shfuqizuar vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve që i hapte rrugë ndërtimit të objektit në zonën e mbrojtur përreth aseteve të trashëgimisë kulturore, që janë Posta e Parë e Qytetit dhe Kazerma e Vjetër, që njihet ndryshe edhe si “Internati”. Për këtë ka vendosur Komisioni për shqyrtimin e ankesave kundër vendimeve të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në procedurën e dhënies së lejeve dhe pëlqimeve në trashëgiminë kulturore arkitekturore.

“Shfuqizohet vendimi nr. 67/2019 i datës 14.10.2019 i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve”, shkruhet në pikën e 3-të të vendimit të Komisionit që kryesohet nga Vjollca Aliu, njëherësh drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e fundit të muajit të kaluar dhe u është dërguar të gjitha palëve. Pos shoqërisë civile, për vendimin e IKMM-së kishte reaguar edhe Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren. Ky institucion kishte kërkuar rishqyrtim të vendimit. Komisioni i ka cilësuar si të bazuara pretendimet e QRKT-së. Kësisoj vendimi i IKMM-së që jepte leje për kompleks afarist-banesor me etazhitet B+P+4-5 ka rënë në ujë. Krejt çfarë mund të bëjë investitori është ankesa në afat prej 30 ditësh në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në arsyetimin e vendimit të Komisionit të MKRS-së sqarohet se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve sa i përket pëlqimit që i ka dhënë kompanisë “Rimed” nuk e ka vërtetuar drejt gjendjen faktike dhe nuk janë marrë parasysh kufizimet ligjore, të cilat ekzistojnë në hapësirat në të cilat është planifikuar ndërhyrja.

“Komisioni vëren se bazuar në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, shtojca 2, kompleksi Pantelia dhe Potokmahalla janë zonë me status të mbrojtjes”, shkruhet në arsyetim. /Koha Ditore/

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit