18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Këshilla për të rinjtë nga të mëdhenjtë e letërsisë

Çfarë i bën imponues personazhet e një libri? Si të frymëzohesh nga idhujt pa humbur origjinalitetin? Si të mësosh nga dështimet dhe të kesh kurajën të vazhdosh ëndrrën?

Disa shkrimtarë të njohur ndër vite nuk i kanë kursyer këshillat për më të rinjtë, shkruan botimeshqip.com

“Përfundoje ditën para se të nisësh tjetrën dhe ndërmjet tyre lër gjithmonë vend për një gjumë të mirë” – Ralph Waldo Emerson.

“Nis me një individ dhe shpejt do të kuptosh se ke krijuar një tip. Nis me një tip dhe shpejt do të kuptosh se nuk ke krijuar asgjë”- F. Scott Fitzgerald.

“Mos shkruaj asgjë që nuk të dhemb si dreqi”- – Charles Bukowski.

“Poetët e papjekur imitojnë; të tjerët vjedhin”- T. S. Eliot.

“Fiksioni është gënjeshtër; fiksioni i mirë është e vërteta brenda gënjeshtrës” – Stephen King.

“Dëgjo, pastaj ndaj mendjen se çfarë do” – Gay Talese.

“Gjej një subjekt që e ke për zemër dhe që beson se edhe të tjerë duhet të ndihen në të njëjtën mënyrë. Pikërisht kjo përkujdesje e sinqertë do të jetë elementi më interesant i stilit tënd” – Kurt Vonnegut.

-“Shkruaj pa pagesë derisa dikush të të ofrojë një të tillë. Nëse në krye të tre viteve askush nuk të ofron pagë, bëhu druvar”- Mark Twain.

Më Shumë

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Lajmet e Fundit