Nisma në Prizren: Urime Krishtlindjet !

Nisma në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët katolik për Krishtlindje.

“Të gjithë besimtarëve katolik, Nisma në Prizren, ua uron këtë festë me dëshirën që harmonia, gëzimi dhe solidariteti, të jenë prezentë në çdo familje”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

“Krishtlindjet ngjallin ndjenjën e të qenurit human, andaj mbi gjithçka kemi nevojë për t’i ndihmuar njëri-tjetrit, për të ofruar dashuri, tolerancë dhe shpirtmadhësi ndërmjet njerëzve”.

“Ne, duhet që përherë t’i rrisim dhe kultivojmë këto vlera ndërmjet njerëzve, pa dallim etnie apo besimi fetar dhe si gjithmonë toleranca ndërfetarë në Kosovë, të dëshmojë vlerat e popullit tonë ndër shekuj”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit