27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Orkestër në ekstazë

Hajdar Mallaku

E njoh zemren tuaj, nxënës,
Orkestër në ekstazë;
Unë mësimin e matja me orë
E ju me sekondë e me zemër të bardhë.

Ora kishte orën vetë,
Bota kishte derdhur mend për të,
Si mos t’i përulësha me respekt
Gjerdan diturie të thur për dhuratë.

Kush mund ta qetësojë detin mbushur valë,
Këngën që këndohet nga kapiten i parë,
Rrëngje, ndihma, dridhma, dashuri paluar palë,
Në anijen e bardhë që hepohet pa u ndalë.

Botën tuaj e jetonit vetë,
Këtë moshë të bardhë e përjetoja dhe unë,
Po unë mësimin e matja me orë,
E ju me sekondë dhe me zemër të bardhë.

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell....

Lajmet e Fundit