17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kurti i kërkon Kushtetueses ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta refuzojë kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për vendosjen e masave të përkohshme, pasi ky i fundit e dërgoi vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes për interpretim në këtë gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se sipas rregullores së Gjykatës Kushtetuese në këtë rast presidenti duhet të dëshmojë se ekzekutimi i vendimit shkakton dëm të pariparueshëm se masa e përkohshme është në interesin publik, gjë që sipas tij nuk e ka bërë.

“Përkundër gabimeve elementare juridike dhe pretendimeve që nuk qëndrojnë fare, të bëra nga presidenti në kërkesën e tij, unë dhe Zyra ime dërguam përgjigje në kërkesën e presidentit mbrëmë para orës 22:00, në të cilën përgjigje kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me argumentimin prima facie të kërkesës, pretendimin e presidentit për dëmin e pariparueshëm si dhe në lidhje me interesin publik. E kemi bërë të qartë konsiderimin tonë se Rregullorja e Punës së Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë në Rregullin 57.4 shkronjat (a), (b) dhe (c) se në mënyrë kumulative duhet plotësuar kriteret e përcaktuara me këtë dispozitë. Presidenti në këtë rast duhet në mënyrë kumulative (1) të ndërtojë prima facie rastin, (2) të dëshmojë se ekzekutimi i vendimit i shkakton dëm të pariparueshëm dhe (3) të dëshmojë se masa e përkohshme është në interesin publik. Marrë parasysh që presidenti si palë në procedurë nuk e ka plotësuar asnjërin nga të tri kushtet të cilat kërkohet të plotësohen në mënyrë që Gjykata të aprovojë kërkesën për masën e përkohshme, ne kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta refuzojë kërkesën në lidhje me vendosjen e masave të përkohshme”.

Kurti thekson se është zotuar të veprojë bazuar në përputhje me rekomandikmet e Institutit të Shëndetit Publik dhe se veprimet e Thaçit vijnë në një kohë të keqe.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam përgjegjësi më të lartë dhe më të rëndësishme sesa mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve të vendit. Prandaj unë, bashkë me të gjithë Qeverinë time, jemi zotuar se do të veprojmë në përputhje të plotë me rekomandimet e ekspertëve të IKShP-së dhe, në veçanti, të drejtorit të tij, prof. Dr. Naser Ramadani. Lufta e presidentit kundër këtyre rekomandimeve ka ardhur në kohën më të papërshtatshme të mundshme. Sipas ekspertëve të IKShP-së, po hyjmë në dy javët më kritike, kur rreziku për përhapjen e përshpejtuar të virusit është në nivelin më të lartë. Kam thënë dhe do ta përsëris edhe një herë: Nuk ka vend për panik. Mirëpo, në javët që vijnë, më shumë se kurrë, duhet secili prej nesh, institucionet edhe qytetarët, të veprojë me kujdes të shtuar, në mbrojtje të të gjithëve”.

“Në kohë amullie si kjo është me rëndësi jetike që të mos harrojmë se të gjithë duhet të jemi duke luftuar armikun e njëjtë e që është Virusi COVID-19. Ne do të vazhdojmë me punën tonë në raport me menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate, pavarësisht veprimeve të presidentit, derisa të sigurohemi që do të dalim shëndetshëm e sigurt prej saj. Mos lejoni t’ju ndikojnë apetitet politike, por rrini nëpër shtëpitë e juaja, lani duart dhe bëni kujdes me distancën” ka shkruar Kurti.

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit