10.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2020

Kurti jep afatet për heqjen e taksës – pa koordinim me LDK-në

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të merret vendimi zyrtar për heqjen e pjesshme të taksës, të vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Por në rast se pala serbe nuk i përfill kushtet e vëna nga Kosova pas heqjes së taksës, shefi i ekzekutivit ka paralajmëruar vënien e masave reciproke ndaj Serbisë. Ndonëse Kurti ka thënë se është koordinuar me LDK-në për këtë plan, zyrtarët e këtij subjekti kanë mohuar një gjë të tillë, shkruan sot gazeta Zëri.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se javën e ardhshme Qeveria do të marrë vendim që prej datës 15 mars ta heqë pjesërisht tarifën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake. Me këtë rast Kurti ka ftuar Serbinë të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse Serbia reflekton në këtë drejtim, siç ka bërë të ditur shefi i ekzekutivit, tarifa pastaj nga 1 prilli do të largohet në tërësi. Në konferencën e jashtëzakonshme, të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Kurti ka kërkuar nga BE-ja që ta vlerësojë vendimin e Kosovës dhe të ofrojë heqjen e vizave para Samitit të Zagrebit. Ndërkaq, në rast se Serbia nuk e pushon fushatën armiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhëniet me Kosovën, atëherë Qeveria e Kosovës nga data 1 prill do të fillojë implementimin gradual të reciprocitetit. Kurse në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e pjesshme të tarifës, atëherë Qeveria e Kosovës nga 15 qershori do ta rikthejë taksën për importet nga Serbia, teksa do të vazhdojë implementimi i filluar më 1 prill i reciprocitetit. Por ky plan i prezantuar nga Kurti nuk është mbështetur nga partneri qeverisës, LDK-ja. Zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë se kryeministri ka prezantuar pikat për heqjen e taksës me kushte pa u koordinuar paraprakisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Më Shumë

Mullisët e Kosovës paralajmërojnë pezullimin e prodhimit

Pezullimi i përkohësisht i disa masave tarifore ndaj importit të miellit nga ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka ngjallur...

Haskuka raporton për masat e marra kundër virusit COVID-19

Kryetari i Kmunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një konferencë për media, ka folur për masat që janë marrë kundër virusit COVID-19. “Në Komunën tonë...

Dy mjekë të Urgjencës në Prizren rezultojnë negativ në COVID-19

Udhëheqës të shërbimit parësor shëndetësor në Prizren, të premten mbrëma, kanë njoftuar se dy mjekë të Urgjencës kanë rezultuar negativë sa i përket infektimit...

120 mijë punëtorë mund të mos paguhen këtë muaj ose të marrin gjysmë page

Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka nisur që t’i tregojë efektet e para edhe në ekonominë e vendit. Mbi 10 milionë euro në ditë...

Begaj bën homazhe për viktimat e masakrës në fshatin Burim

Në 21 vjetorin e masakrës në fshatin Burim, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bëri homazhe në shenjë kujtimi për të vrarët e...

Komuna e Prizrenit mban konferencë për situatën me COVID-19

Komuna e Prizrenit sot do të mbajë një konferencë lidhur me masat e marra deri ëm tani kundër pandemisë COVID-19 Kjo është bërë e ditur...

I papërmbajtshmi Cellino: UEFA të mos japë data, por të sjellë respiratorë!

Massimo Cellino është i vendosur dhe e sheh të pakuptimtë që Serie A të rinisë sërish. Presidenti i Brescia i qëndron mendimit të parë...

Anulohet Wimbledon, shkak koronavirusi

Wimbledon është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të pandemisë koronavirus. “Ky është një vendim që nuk e...

Aktorja turke dhe futbollisti i njohur bëhen prindër për herë të parë

Aktorja dhe modelja e njohur turke, Amine Gulse dhe futbollistit i Arsenalit Mesut Ozil janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të...

“Humbim prej këtyre qelbësirave”, Van Persie rrëfen sekretet e Ferguson

Robbie Van Persie, ish-sulmuesi i Manchester United, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Soffot” dhe zbulon shumë gjëra. Mes tyre edhe një ngjarje...

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës paralajmërojnë protesta: Nuk kemi marrë paga tash e një vit

Sindikata e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, përmes një komunikatë për medie kanë bërë të ditur se kanë kërkuar të përfshihen në pakon financiare...

Çfarë fshihet pas filmit turk që çmendi gjithë shqiptarët “Mrekullia në qelìnë e 7”?

“Yedinci Kogustaki Mucize” ose në shqip “Mrekullia në qelinë e 7”, është një prodhim turk për të cilin po flasin të gjithë kohët e...

Nga e hëna asnjë i arrestuar në Suharekë për moszbatim të vendimit të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia

Në Suharekë asnjë person nuk është arrestuar që nga e hëna e deri më sot, për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës për...

Buxheti i Kosovës rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro

Masat që Kosova ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, siç janë kufizimet në ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, shlyerja dhe shtyrja e obligimeve...

Arrestohet një person për bixhoz në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. “Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar,...

Abrashi: Partitë po përpiqen të uzurpojnë nga frika e rritjes së Vetëvendosjes, por zgjedhjet janë të domosdoshme

Deputeti nga Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se zgjedhjet janë të domosdoshme pas kalimit të krizës së pandemisë dhe se ky opsion do të jetë...

Lajmet e Fundit

Modelja e njohur ekspozon gjoksin

Është padyshim një nga femrat më të kompletuara dhe më seksi shqiptare. Supermodelja e njohur, Lorena Haliti bukuria e së cilës kalon çdo kufij sot...

Dueli i yjeve/ Kaka: Ronaldo është i jashtëzakonshëm, por zgjedh Messin

Ricardo Izecson dos Santos Leite ose siç e njohim të gjithë, Kaká, ishte pjesë e Real Madrid nga viti 2009 deri 2013, ku ai...

“Mërzia”/ Ç’do thoshte Dritëroi për Koronavirusin?

Mërzia E shtrova tryezën me meze e pije, Megjithëse miq në shtëpi nuk prisja, U ulëm unë e një hije, S’do mend që kjo hije ish imja. U dehëm...

Vdes zyrtari i LDK-së në Rahovec

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është ndarë nga jeta, kryetari shumevjeçar i nëndegës së LDK-së në Ratkoc e...

“Dikush po do gjakderdhje në Veri për t’i hapur shampajnat e ndarjes së Kosovës”

Shefi i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se politikanë në Serbi e Kosovë...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!