9.1 C
Prizren
E diel, 25 Tetor, 2020

Kurti për zgjedhjet: Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin

Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në DESKU të KTV-së është shprehur i bindur se partia e tij dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do t’i marrin më shumë se 50 për qind të votave, në zgjedhjet e radhës në Kosovë.

“Do të bëjmë çmos që t’i kemi 50 për qind e më shumë. Besoj që është e realizueshme ne bashkë me z. Osmani. Ama, më duhet ta them edhe një gjë: Jemi në hall, me kënd të bësh koalicion”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se njëherë “ka bërë koalicion me këta”.

“Çka janë këta njerëz që çojnë mesazhe: Dola prej koalicionit unë, s’po mund ta mbaj presionin. Çfarë të bësh me këta njerëz”, ka thënë ai.

Kurti në vijim ka përmendur sfidat e shumta me të cilat përballet Kosova.

“Katërfish më shumë, burrat gjejnë vend pune krahasuar me gratë, edhe pse gratë kanë më shumë përgatitje universitare sesa burrat. Çfarë shifrash sociale i ke në Kosovë: mjerim. E ai më thotë; Po dal unë prej koalicionit”, ka thënë Kurti, duke treguar se fjalën e ka për “profesor Mustafën”.

Ai është shprehur i bindur që në zgjedhjet e ardhshme, partia e tij do ta dyfishojë numrin e votave.

“Në fund unë besoj që do të dyfishohet rezultati i 6 tetorit dhe këtë dyfishim nuk e mendoj vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për kryeparlamentaren Osmani. Tash varet edhe nga forma e angazhimit të saj, por në parim populli dëshiron që 6 tetorin ta konfirmojë dhe ta dyfishojë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse beson që një pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ndahet, për ta formuar një parti të re që do të bëhej aleat i Vetëvendosjes, Kurti ka thënë: “Nuk e di se si do të shkojnë aty zhvillimet, por e di një gjë, se baza dhe konjuktura udhëheqëse kurrë s’kanë qenë më larg në LDK”.

Ai ka thënë se partia e tij e ka kaluar LDK-në të 17 nëntorit të vitit 2001 në zgjedhjet e asokohshme, kur Lidhja Demokratike i fitoi rreth 47 për qind të votave.

“46.2 për qind i kanë pasur dhe ne sipas sondazheve i kemi kaluar. Në sondazhin më të dobët për neve jemi 48 për qind. LDK-në e paraluftës nuk e kemi kaluar, por LDK-në e pasluftës ne e kemi kaluar. E për këtë LDK-në e sotme, kjo është e pallogaritshme”, ka thënë ai.

Ai po ashtu e ka përmendur procesin e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Po e bëjmë si një provë këtë çështjen e zgjedhjeve. Do të dëshmojmë që është e mundshme të mbahen, me maska e me dezinfektues. Prej Koresë së Jugut që mbajti zgjedhje e deri te vendet ballkanike, u pa që është e realizueshme një gjë e tillë. Dhe, unë mendoj që duhet të mbahen zgjedhjet”, ka thënë ai.

Por, sipas Kurtit duhet të kuptohet një gjë: “Edhe LDK-ja e edhe PDK-ja nuk janë as në një të tretën e mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Ata i dijnë këto sondazhe dhe prandaj nuk i duan zgjedhjet”, ka thënë ai./KOHA.net

- Advertisement -

Më Shumë

Kosova me mungesa ndaj Turqisë, por synon fitoren e radhës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) është njëra prej pesë ekipeve që i ka shkaktuar humbje Turqisë në ciklin aktual. Në hapje të kampanjës...

Vdes gazetari Ramadan Musliu

Në moshën 66-vjeçare ka vdekur gazetari Ramadan Musliu. Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet...

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata...

Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua

Heroi i Milanit Zlatan Ibrahimovic ishte i etur për sukses kundër Interit, pasi i kaloi dy javë në karantinë. Sulmuesi 39-vjeçar e mposhti koronavirusin dhe...

Katër mësimdhënës të prekur me COVID-19 në gjimnazin e Dragashit, mësimi kalon në skenarin C

Komuna e Dragashit njofton se katër mësimdhënës dhe një nxënës të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha” kanë rezultuar pozitiv në testet për coronavirus që ka bërë...

Liverpool merr lajmin e rëndë, Virgil van Dijk mbyll sezonin

Everton dhe Liverpool  u ndan në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 5-të në Premier League....

Ngritet memoriali i komandant “Drinit” në Prizren

Komandant "Drini" sot u nderua nga i gjithë qyteti i tij, Prizreni. Veprën e Ekrem Rexhës qytetarët do të mund ta nderojnë edhe para memorialit...

Boksieri i ri që po shokon rivalët – 15 fitore në raund të parë në 15 meçe

Kur bëhet fjalë për rekorde të boksit, vështirë se dikush mund të arrijë rezultatet dominuese sikur Edgar Berlanga. 23-vjeçari nga Puerto Rico të shtunën ka...

Referendum në Zvicër për heqjen e ndryshimit të orës

Më pak se një javë derisa Zvicra të rikthejë orët të dielën, përpjekja për të hequr kursimet e ditës është hequr nga mungesa e...

Franca, gjashtë javë shtetrrethim shkaku i COVID-19

Qeveria franceze po vendos një shtetrrethim në dy të tretat e vendit nga e premtja në mbrëmje për gjashtë javë, pas një rekordi prej...

Historia e jashtëzakonshme e emigrantit nga Eritrea që u bë nga pastrues në deputet

Ish-refugjati nga Eritrea, Ibrahim Omer, i nominuar nga Partia Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të Zelandës së Re, u bë deputeti i parë me...

Orë vendimtare për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo do ta mësojë sot nëse do të lejohet të luajë për Juventusin kundër Barcelonës dhe rivalit të moçëm, Lionel Messi, javën e...

Vetëm dje, 12 lindje në Prizren

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 12 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të...

Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Budapest

Xhudistja pejane Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin” e Hungarisë. Rrethin e parë, Krasniqi e kaloi pa luftë, kurse në...

Sarri në listën e Romës dhe të Fiorentinës

Dy skuadra të mëdha italiane e duan Maurizio Sarrin. Trajnerin italian shumë shpejt mund ta shikojmë në stolin e një skuadre, pasi në adresë...

Prizren, shpërndahen 90 lopë qumështore për fermerët lokal

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e lopëve...

Lajmet e Fundit

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit Dëgjo! Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më...

Manifestimi Letrar -Kulturor “Shpata e fjalës” në Prizren/ Hapet konkursi për poezi

Është hapur konkursi për Manifestimin letrar e kulturor “Shpata e fjalës”. Krijuesit pjesëmarrës do të mund t’i dërgojnë poezitë e tyre deri më 2...

Suharekë: Vazhdojnë punimet e rrugës në fshatin Sllapuzhan (FOTO)

I pari i Suharkës Bali Muharremaj nuk ndalet as në vikend. Në një postim në rrjetin social facebook Muharremaj ka bërë të ditur se ka...

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...