4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

270 familjet e kompleksit ‘Kabashi 2’ në Prizren janë vërshuar nga mbeturinat

Banori Adem Morina, në emër të banorëve të kompleksit banesor “Kabashi 2”, të rrugës “Tirana” në Prizren, i mllefosur tej mase, pohon se në këtë kompleks banesor janë 270 familje dhe janë në hall të madh nga mbeturinat.

“Nëse vazhdon kështu, banorët do të rebelohen dhe do të protestojnë”, është shprehur ai për gazetën “Kosova Sot”. Rastin e këtij kompleksi e ka paraqitur edhe Shyqeri Kovaqi.”Me këto mbeturina vërtet është shumë e vështirë jeta në këtë kompleks, këtë e ka bërë për interesa nuk e di të kujt Komuna, duke i hequr kontejnerët, e tani mbeturinat duan të na mbulojnë kudo”, është shprehur ai për gazetën. Kurse edhe banorë të tjerë të këtij kompleksi nuk janë përmbajtur me fyerje në adresë të komunës, se si i kanë lënë në këtë hall, të jetojnë me këto mbeturina.

Shportat e vendosura para tre vjetësh janë hequr

Banorët tregojnë për “Kosova Sot” se i kanë dërguar një letër Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren dhe kanë kërkuar nga ajo të merren masa.”I nderuar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, banorët e rrugës “Tirana” te Kompleksi banesor ‘Kabashi 2’ në Prizren, përballë ‘Abi-store’, janë në një gjendje të mjerueshme dhe po përballen me mbeturinat, të cilat e kanë kapluar tërë lagjen. Ju njoftoj se në kompleksin tonë banesor kanë qenë shportat e mbeturinave të vendosura që para 3 viteve. Mirëpo, një dyqan është hapur afër kontejnerëve dhe ai ka intervenuar në komunë dhe komuna i ka larguar kontejnerët dhe banorët s’kanë ku t’i hedhin mbeturinat. Ne ju drejtohemi në mënyrë të sinqertë dhe urgjente, në emër të 270 familjeve që sa më shpejt të jetë e mundur t’i sillni kontejnerët e mbeturinave që të dalim nga kjo gjendje e mjerueshme dhe kautike”, shkruhet në letër.

Gjendja e keqe i ka kaluar limitet e durimit

Banorët e këtij kompleksi kanë paralajmëruar Komunën se në rast të mosndërmarrjes së masave nga ana e Komunës mbeturinat do t’i shpërndajnë në rrugët kryesore dhe do ta bllokojnë rrugën kryesore.

“Kërkojmë zgjidhje sa me të shpejtë nga ana juaj”, i shkruajnë ata drejtorisë. Banorët pohuan se kjo gjendje tashmë i ka kaluar të gjitha limitet e durimit dhe thonë se do të presim vetëm edhe pak ditë dhe domosdo se do të detyrohen të gjithë këta banorë të bëhen unikë dhe të fillojë bllokimi i rrugës kryesore.

“Ne nuk duam të jemi viktimë e ndonjë miqësie që dikush mund të krijojë dhe të largohen kontejnerët . Sepse kompania përkatëse ka ditur dhe ka pasur arsyet pse i ka vendosur aty”, thanë ata për gazetën.

(Kosova Sot)

Më Shumë

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit