Kapet drogë në Landovicë të Prizrenit

Policia e Kosovës sonte ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë në Landovicë të Prizrenit, ku brenda tij është gjetur një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike.

Një person është arrestuar nga policia dhe ndaj tij po vazhdojnë hetimet.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

Sipas tij, policia gjatë një pike të kontrollit rutinor në Landovicë ka ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë rreth orës 19 e 30 ndërsa gjatë kontrollës është zbuluar sasia e drogës.

Ai ka thënë se vendit të ngjarjes i është përgjigjur menjëherë prokurori i shtetit dhe se me rastin po merren njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Thuhet se janë mbi 40 kg drogë të gjetura brenda në veturë, mirëpo këtë nuk e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë. I njëjti ka thënë se është një sasi e konsideruesh

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Lajmet e Fundit