6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Albin Kurti: Bashkimi kombëtar nuk ka alternativë

(E plotësuar) Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë të mbajë fjalim para masës së tubuar në sheshun “Zahir Pajaziti”.
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili po kërkohet nga policia në bazë të një flet arresti, ka dalë të mbajë fjalim para protestuesve.

“Këtu, kudo, ne, të gjithë, gjithnjë, përgjithmonë na bën bashkë 28 nëntori i Ismail Qemajlit dhe Adem Jasharit. Nga Kuvendi i Lezhës tek Lidhja e Prizrenit, nga Kongresi i Flamurit deri tek Epopeja e UÇK-së, bashkë për liri. Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por të mos e duash atë do të thotë ta urresh veten”, tha ai.

“Bashkimi Evropian është bashkim ndërkombëtar i shteteve dhe jo bashkim kombëtar i shqiptarëve. Bashkimi Kombëtar i shqiptarëve nuk e cenon BE-në, por e forcon atë. Madje BK është gur i të vërtetës për BE-në”.

“28 nëntori sivjet në Prishtinë mund ta festojmë vetëm duke protestuar, sepse në vend qe q ta bashkojë Mitrovicën ajo po e ndanë Kosovën dhe po i fal troje shteteve tjera. Në vend të bashkimit me Shqipërinë kemi bashkim të komunave serbe brenda Kosovën”.

Ai tha se “kur Kosova i afrohet Shqipërisë atëherë dobësohet Serbia brenda Kosovës”.

“Nëse pavarësia e Kosovës nuk ka mundësinë për t’iu bashkuar Shqipërisë atëherë lejon mundësinë për t’iu afruar Serbisë. Më 28 nëntor jo vetëm festojmë duke protestuar, por edhe protestojmë duke festuar. Ta festosh 28 nëntorin në Kosovë do të thotë të protestosh”.

“Janë me dhjetra të burgosur shqiptarë, një deputete shumë aktive në Kuvend midis tyre, sepse protestuan kundër Asociacionit dhe Demarkacionit. Sepse ata e duan lirinë dhe mirëqenien e Kosovës më shumë se lirinë dhe mirëqenien e tyre”, tha Kurti.

“Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por mos ta duash bashkimin kombëtar do të thotë a urresh veten”, ka thënë Kurti, që teksa ka folur edhe me teza të Ukshin Hotit ka thënë se bashkimi i shqiptarëve nuk duhet të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se në vend që të ndodhë bashkimi, po ndodh ndarja, ndërsa ka fajësuar qeverinë që këtë ndarje po e bën përmes asaj që e ka quajtur “Zajednicë”, dhe përmes ndarjes demarkacionit me Malin e Zi.

Ata që e duan bashkimin me Shqipërinë nesër, sot e duan me gjithë qenien Republikën.

“Kundër bashkimit me Shqiprinë është Serbia, e miqtë e saj. Por është edhe elita provincailste politike në pushtet”, ka thënë Kurti.

Qeveria e ka bërë 28 Nëntorin festë të rendit të dytë, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të institucioneve të vendit nga koha e UNMIK-ut.

“Vetëm me flamurin kuqezi mund të ecim përpara. Nuk mund të ecim përpara me atë flamurin lara-lara, që e kanë nxjerrë këta tregtarë flamujsh që janë shitur për interesa të veta”, ka thënë Kurti.

Ka folur edhe për arrestimin e Donika Kadaj Bujupit, teksa ka thënë se “ajo është e burgosur politike, e burgosur nga pushteti sepse e do Kosovën Republikë”.

Kurti ka thënë se nuk do të pranojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, atë të asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Lajmet e Fundit