24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Baldedaj: Bandat po e udhëheqin Prizrenin

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të AAK-së në Prizren , Ilir Baldedaj, ka hedhur akuza të rënda në adresë të pushtetit lokal për keqqeverisje dhe keqmenaxhim me komunën.

Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtuesve të pushtetit lokal në këtë komunë, duke thënë se “Prizreni po drejtohet nga një kryetar turist dhe nga banda të pushtetit, duke degraduar segmente të rëndësishme siç janë sporti e kultura, si dhe ka përmendur tenderin për pastrimin e qytetit”.

Ai tha se, është e papranueshme, që tenderi i komunës për pastrimin e qytetit të fitohet nga një kompani nga Podujeva, e cila disa nga makineritë e saj i ka të regjistruara në Serbi.

Nga vitet e pasluftës, mirëmbajtja dhe menaxhimi i pastrimit është bërë nga tre kompani prizrenase , të cilat sipas tij, fal angazhimit të suksesshëm, kanë mundësuar që Prizreni të njihet si qyteti më i pastër në vend.

Ai tha më tej se, qeveria komunale, po i injoron kompanitë lokale me mbi 200 punëtorë, të cilat paranë e shpenzojnë në Prizren, me makineri të përsosur që i regjistrojnë poashtu në Prizren, ndërsa tenderi i jepet një kompanie joprizrenase. Ai tha se për këtë çështje do t’i drejtohet edhe organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë, pasi që komuna sipas tij, nuk po i përfill as vendimet e OSHP-së.

Vlen të përmendet, se për shkak të problemeve me këtë tender të shumëpërfolur, gjendja këtë vit në shumë hapësira gjelbëruese në lagje të ndryshme të Prizrenit, le shumë për të dëshiruar./TV Prizreni/

Më Shumë

Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës

Nue Oroshi Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në thellësinë e shkretirës dhe...

NGOM Fest nis nesër: Prizreni gati për netë të paharrueshme në kala

Pas një pritjeje të gjatë nga adhuruesit e muzikës alternative, NGOM Fest 2025 hap siparin nesër në Prizren, duke sjellë net plot ritëm, energji...

Lajmet e Fundit