3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Koalicioni AAK-LDD përgatitet për hapjen e fushatës zgjedhore

LulzimKabashi-fshati Kabash-HasKoalicioni AAK-LDD në Prizren  ka mbajtur një takim të përbashkët me kryetarët e nëndegëve dhe kandidatëve të tyre.

Kryetar i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati  tha  është mbajtur për të diskutuar  për përgatitjet e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila do të mbahet të dielen në ora 11.00 në Shtëpinë e Kulturës “ Xhemajli Berisha “. Në hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit AAK-LDD, do të marrë pjesë edhe  Ramush Haradinaj, Nexhat Daci me bashkëpuntorë të tjerë.

Në këtë takim para antarëve dhe simpatizantëve të AAK-së dhe LDD-së, kandidati i koalicionit për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi, do të bëjë prezantimin e Platformës së tij zgjedhore për qeverisjen e Prizrenit.

Përfaqësuesit e dy subjekteve politike kanë vlerësuar se  koalicioni është duke funksionuar në frymë shumë të mirë të bashkëpunimit/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit