15.4 C
Prizren
E enjte, 27 Mars, 2025

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi këtë të hënë pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera, si koreografi Angjelin Prejlocaj, shkrimtarja Lea Ypi, Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa.

Mbledhja u mbajt në sallën “Aleks Buda” në praninë e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi, kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe anëtarëve të Asamblesë.

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave!

“Ermira (Mira) Murati është studiuese e drejtuese ekzekutive në degëzimet më të reja të shkencave të informatikës; përgjegjëse në të mirënjohurën Open Artificial Inteligence që nga viti 2018.

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm si studiuese prej më shumë se shtatë vjetësh dhe u bë zyrtari kryesor i teknologjisë, duke udhëhequr punën në ChatGPT. Është supervizore e përparimeve teknike dhe e drejtimit të projekteve shkencore parësore të Open AI, duke përfshirë zhvillimin e modeleve dhe mjeteve të avancuara të inteligjencës artificiale”, thuhet ndër të tjera për Mira Muratin në njoftimin e publikuar.

 

Më Shumë

Suhareka nikoqire e garës ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo Kosova 2025”

Suhareka ka pritur nxënësit më të talentuar të regjionit të Prizrenit në garën ndërkombëtare të matematikës Kangaroo Kosova 2025. Kryetari i Komunës së Suharekës,...

Dy të arrestuar në Prizren për fajde – kishin detyruar viktimën të vepronte në dëm të pasurisë së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohen që kanë kryer veprën penale të “fajdes”...

Derbi në kryeqytet

Lajmet e Fundit