24.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Komuna e Prizrenit bën pastrimin e zonës kufitare në Morinë (Foto)

 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Myteher Haskuka ka njoftuar opinionin se pavarësisht se s’janë përgjegjës për pastrimin e pikës kufitare në Morina, ata kanë larguar mbeturinat nga kjo pjesë.

Ai ka thënë se ndonëse kanë bërë kërkesë nga Ministria e Punëve të Brendshme rreth një lokacioni për vendosjen e një “e-kiosku” për dhënien e çertifikatave, ky institcion ende s’ka dhënë përgjigje.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përkundër bllokimit të kontraktimit të pastrimit nga ana e OSHP-së që nga muaji shkurt i këtij viti, përkundër faktit që Komuna e Prizrenit nuk është përgjegjëse për pastrim të pikës kufitare në Morinë, duke e parë gjendjen e keqe së bashku me Ekoregjionin është bërë pastrimi I zonës kufitare. Falënderoj punëtorët e Ekoregjionit për punën e tyre!

Për më shumë, Komuna e Prizrenit para tre muajsh ka kërkuar një lokacion nga Ministria e Punëve të Brendshme për vendosjen e një “e-kiosku” për dhënjen e çertifikatave dhe shërbim qytetarëve në pikën kufitare, ende jemi duke pritur përgjigjen..

Më Shumë

Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më...

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Lajmet e Fundit