16.8 C
Prizren
E enjte, 17 Prill, 2025

Liqeni i Vërmicës mbushet me mbeturina (Foto)

Shumë afër kufirit me Shqipërinë, gjegjësisht në jugperëndim të Prizrenit gjendet Liqeni i Vermicës.

Një nga pjesët më të bukura të Kosovës siç duket edhe këtë vit është lënë në mëshirë të fatit.

 

Pavarësisht bukurisë dhe pamjes përrallore që ka marrë nga stina e pranverës, ky liqe është stërmbushur me mbeturina, të cilat i ka nxjerrë në breg uji, përcjellë Indeksonline.

 

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se në çfarë gjendje është momentalisht ky vend, që vazhdon të mos i interesojë askujt ani pse një pjesë e Malit të Pashtrikut dhe Liqenit të Vërmicës është Vlerë e Mbrojtur e Natyrës në kategorinë e Parkut të Natyrës.

Kujtojmë që pamje të tilla të pjesëve rekreative të vendit tonë i hasim shumë shpesh, duka ia humbur imazhin dhe duke bërë të padëshirueshme për t’i vizituar apo edhe kaluar një vikend.

 

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit publikon orarin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje

Komuna e Prizrenit edhe sivjet do të vazhdojë praktikën e buxhetimit me pjesëmarrje. Organet komunale tashmë kanë publikuar edhe kalendarin e takimeve publike për...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërkaq, vranësira parashihen rreth relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1...

Lajmet e Fundit