4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mbahet Karnavali i Suharekës

Ka nisur Karnavali i organizuar nga “Golden Eagle” në Suharekë. Duke folur në pjesën zyrtare ku merrte pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, organizatori premtoi se këtë ngjarje tashmë tradicionale do ta bëjnë me përmasa ndërkombëtare.

Të pranishmit do të mund të argëtohen me performancat e mbi 20 grupeve pjesëmarrëse gjatë gjithë ditës.

Në hapje të kësaj ngjarjeje që tashmë organizohet për herë të dytë në qytezën e Suharekës, kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, tha se kjo festë i mbledh të gjitha gjeneratat.

“Sot po e festojmë një festë tashmë tradicionale. Krahas diasporës, kjo është një festë që i mbledh të gjitha gjeneratat”.

Muharremaj iu drejtua kryeministrit të Qeverisë. “Kryeministër, Theranda ka njerëz përparimtarë dhe me ide. Këtë po e bën kompania ‘Golden Eagle’”.

Ai premtoi se si komunë do të japin mbështetje për ata që investojnë.

E kreu i Qeverisë,Haradinaj, lavdëroi organizatorin Shaqir Palushajn, për punën që bën si biznesmen dhe për ngjarjen që po organizon “Golden Eagle”.

“Sot të gjithë ne ndihemi krenar me një brand. Me një produkt i të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtar. Krenohemi me familjen Palushaj me arritjet e mëdha”.

Haradinaj theksoi se në Suharekë ka kompani të suksesshme dhe njerëz punëtorë.

“Më vjen mirë që qeveria komunale po gjen mënyra me bashkëpunu” Sipas tij, suksesin e përbashkët e dëshmon dhe dita e sotme.

Shaqir Palushi, pronar i “Golden Eagle”, tha se ky karnaval e ka origjinën nga karnavalet ilire dhe se synojnë që ta kthejnë në traditë këtë festival, por dhe t’i japin jehonë edhe jashtë Kosovës.

“Ky karnaval e ka origjinën nga koha e ilirëve që organizoheshin në pranverë. Po e festojmë në pranverë sepse ky muaj është muaj i lirisë”.

“Qëllimi ynë është që ta kthejmë në një ngjarje tradicionale dhe do ta kthejmë në ngjarje ndërkombëtare”, u shpreh Palushaj, raporton Ekonomia Online.

Ndër personalitetet që i është bashkuar Karnavalit ishte dhe zv.kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili vjen nga ky qytet.

Në faqen e tij në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se Karnavali i përvitshëm i organizuar nga “Golden Eagle” është njëra nga ngjarjet më interesante që sjell një frymë të re kulturore në vendin tonë.

“Kënaqësi ta shoh vendlindjen time të mbledhë grupe nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar kultura të reja dhe diversitet, si vlera demokratike dhe moderne të shoqërisë”, ka theksuar Hoxhaj, i cili ka postuar dhe disa fotografi nga kjo ngjarje.

Karnavali ka nisur me parakalimin e grupeve nëpër qendër të Suharekës dhe do të vazhdojë deri gati në mesnatë.

Grupet që do të marrin pjesë janë: “Baleti”, “Maskotat”, Shoqëria Artistike “Jehona”, Shoqëria Artistike “Koha”, Ansambli “Shota”, Artisti i rrugës “Karcocha”, “Mexico”, “Mirror Man”, banda frymore “Cesk Zadeja”, “Quest Style Crew” etj.

Dhe kulmi i natës pritet të jetë koncerti nga Ronela Hajati e Majki.

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Lajmet e Fundit