13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mustafa: Komunitetet pakicë, tregues i harmonisë ndëretnike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të komunitetit goran të Kosovës.

Mustafa i ka uruar pjesëtarët e komunitetit goran për ditën e këtij komuniteti, që shënohet me 6 maj, duke vlerësuar angazhimet e përbashkëta të komuniteteve në ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunitetet pakicë, përfshirë edhe komunitetin goran, dhe për integrimin e plotë në shtetin dhe në shoqërinë kosovare.

Kryeministri po ashtu vlerësoi se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e komunitetit goran, të cilët përfaqësonin një numër të organizatave jo qeveritare, shprehën angazhimet e tyre për fuqizimin e rolit të tyre në shtetin e Kosovës, duke shprehur edhe shqetësimet e tyre aktuale.

Ata ftuan kryeministri Isa Mustafa që të vizitojë vendbanimet e tyre dhe që të ofrohet më shumë përkrahje e të fuqizohet bashkëpunimi me këtë komunitet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

Lajmet e Fundit