6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit, Idriz Hajrizi me mosushtrim të detyrës për dy ndeshje zyrtare.

Të premten Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendimet lidhur me incidentin që ndodhi pas ndeshjes Ballkani – Drita, e zhvilluar më 20 prill.

Pa dënim nuk ka kaluar edhe trajneri i Dritës, Zekerija Ramadani, i cili është gjobitur me 500 euro.

“FC “Ballkani“. Lëshim në organizimin e ndeshjes, Ballkani–Drita. Në minutat 80, 89 dhe 90+2 të ndeshjes tifozët vendas ”Xhebrailat”, hedhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani – Drita dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist)
Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi, ID.023356M93. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC ”Drita”, Zekirja Ramadani. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Zyrtari i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC Drita, Zekirja Ramadani. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK si dhe gjobë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).(Recedivist)”, ka arsyetuar Komisioni vendimet.

“Kryetrajneri i FC ”Drita”, Zekirja Ramadani ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon videoanalistin e FC ”Ballkani”. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”./RTKlive

Më Shumë

Policia shqiptoi 1.510 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.510 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

3 Dhjetori/ Totaj: Angazhimi për personat me aftësi të kufizuara, ndër prioritetet tona

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë takimit me përfaqësuesit e Handikos-it për të shënuar Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara,...

Lajmet e Fundit