Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja.

FVK-ja njoftoi se janë formuar dy klube të reja në qendrat ku mungonte aktiviteti i këtij sporti, respektivisht në Prizren dhe Deçan.

“Ngritja e standardit në nivelin e garave elite, atë të Kombëtareve, organizativ dhe formave tjera, po përcillet me dëshirën e të rinjëve dhe të rejave që t’i bashkohen sportit të rrjetës. Kësisoj, së fundi janë formuar edhe dy klube të reja të volejbollit, në qendrat ku mungonte aktiviteti i këtij sporti në këtë formë. KV Prizreni dhe KV Alpha nga Isniqi i Deçanit, janë dy klubet e reja, që i shtohen skenës së volejbollit në vendin tonë. FVK i përgëzon iniciatorët për themelimin e këtyre dy klubeve, duke u uruar shumë suksese në misionin e tyre”, shkruante në komunikatën e FVK-së.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit