6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rrënimet e monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit s’ka kush i ndalë

Gjendja në Qendrën Historike në Prizren mbetet shqetësuese.

Shumë objekte e monumente të trashëgimisë kulturore që mbrohen me ligj, janë rrënuar e disa tjera janë dëmtuar.

Shkaku i rrënimit të objektit, siç është ajo e familjes Myftiu, po rrezikohen edhe shtëpi të banorëve përreth.

Nga 300 objekte të trashëgimisë kulturore këtu në Prizren, sipas Komunës, 240 janë dëmtuar e disa janë rrënuar. Rasti i fundit ka qenë rrënimi i shtëpisë së familjes Myftiu, ku lidhur me këtë rast Policia ka deponuar kallëzim penal në Prokurori ndaj dy personave të dyshuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, i ka thënë televizionit se në këtë rast do të veprojnë me prioritet dhe se shumë shpejt do të vendosin për këtë çështje.

Shoqëria civile, ndërkaq, thotë se gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet nëse nuk ndërmerren hapa konkretë.

Në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore tregojnë se gjatë vitit të kaluar intervenuan në 20 objekte dhe planin e intervenimit për këtë vit do ta nisin në pranverë.

E kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, thotë se shumë shpejt do të themelohet zyra për Qendrën Historike, e cila sipas tij, në koordinim me Inspektoratin e Komunës, nuk do të lejojë shkatërrimin e kësaj zone.

Me gjithë problemet në pjesën historike të Prizrenit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka rreth gjysmë milioni euro buxhet të mbetur nga viti i kaluar.

Më Shumë

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit