14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim në Kuvend është 300 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend është 300 milionë euro.

“Janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend,” ka shkruar Murati.

Sipas tij, pritet që të dërgohet për ratifikim edhe marrëveshja me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë eurosh.

“Së shpejti do të dërgojmë për ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro. Pra do të bëhen 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit.”

Teksa ka thënë se, përveç marrëveshjeve financiare, ka edhe të tjera si Konventa për Importin e Përkohshëm, marrëveshje për sigurime sociale, apo të tilla si Evropa Digjitale, marrëveshje këto të cilat, sipas tij, lehtësojnë të bërit biznes e e përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Lajmet e Fundit