4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Spitali i Prizrenit: Haskuka u tregua xheloz

Këshilli Drejtues i Spitalit të Prizrenit, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas këtij këshilli, Haskuka në atë deklaratë ka treguar “xhelozinë” e tij ndaj Spitalit.

Reagimi i plotë

Reagim ndaj shkrimit “Nuk jam përgjegjës për Spitalin e Prizrenit” të publikuar nga kryetari i komunës së Prizrenit, MYtaher Haskuka në lloarinë private fb

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mbrëmë në rrjetin social fb ka publikuar shkrimin “Nuk jam përgjegjës për Spitalin e Prizrenit”.

Spitali i Prizrenit është institucion shëndetësor, apolitik dhe që punon 24 orë për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim. Sukesest e spitalit janë të panumërta, dhe si duket këto suksese e paskan bërë “gjeloz’ kryetarin Haskuka, i cili në vend që të bashkëpunon për të mirën e qytaterëve, paska zgjedhur rrugën e sulmit ndaj spitalit të Prizrenit (i cili vlerësohet si siptali më i mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë), duke u shërbyer dhe publikuar “informata të rrejshme” të ofruara apo shkruara nga “emisarët politikë”.
Ne si spital, gjegjësisht menaxhment nuk do të mirremi me politikat ditore, por vetëm me përkushtimin për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për një shëndet sa më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike, racore, religjioze apo ngjyrime politike.

Jemi të detyruar të reagojmë ndaj publikimit të kryetarit Haskuka, ku ndër të tjera në publikim thuhet: “Së fundi, vetëm pak ditë më parë kemi ofruar edhe një mundësi për qytetarët që nuk mund të marrin shërbimet e rentgenit në Spitalin e Prizrenit shkaku i mosfunksionimit të aparatit të rentgenit aty”.

Se ky konstatim është i pavërtetë dhe se shërbimi i RTG-së në spitalin e Prizrenit ofrohet gjatë 24 orëve, dëshmon fakti se vetëm gjatë 24 oërve të fundit në Spitalin e Prizreni, gjegjësisht në shërbimin e radiologjisë janë kryer: 30 shërbime të rentgenit (RTG), 28 Echo dhe 12 CT.

Të dhënat e mëposhtme (periudha janar – gusht 2019) janë dëshmia e të vërtetës në bazë të cilave opinion publik do të gjykojë të pavërtetat e publikuara nga kryetari Haskuka:
1. Shërbime radiologjike: Rentgen: 19853, Echo: 5780, CT: 3314
2. Shërbime laboratorike: 650244
3. Investimet: Është në fazën përfundimtare aneksi për shërbimet e radiologjisë, ku do të vihet në funksion edhe CT-ja e re; punimet në rregullimin e hapësirave të spitalit ditor, i pari i këtij lloji jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, ndërsa së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri për Nëna dhe Fëmijë dhe Kardiologji Invasive.

Ne si institucion jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet shëndetësore, në rastin konkret edhe QKMF-në, pa u marrë me të metat dhe lëshimet e tyre .

Andaj, ftojmë QKMF-në që të vazhdojmë bashkëpunimin e nisur me takimet e dyanshme, që ka rezultuar me marrëveshjen e leximit të mostrave të skeningut të karcinomës të qafës së mitrës, pastaj ofrimi i shërbimeve laboratorike dhe diagnostike edhe për pacientët e QKMF-së, pavarësisht nivelit të shërbimit, djegja e mbetjeve medicinale të QKMF-së në insenatorin e spitalit etj.

Në këtë rrafsh, ftojmë edhe kryetarin Haskuka që të kyçet në përpjekjet e përbashkëta për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët, dhe të heq dorë nga politizimi i shëndetësisë.

Këshilli Drejtues
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”
Prizren

Më Shumë

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Lajmet e Fundit