14.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2020

Mbi 2 mijë persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensionit si veteranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se mbi 2.100 persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensioneve si veteranëve. Kurse, në departamentin e familjes së dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, mohojnë këtë shifër duke thënë se deri tani asnjë person nuk është larguar nga kjo listë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati thotë për KosovaPress, se lista e veteranëve të UÇK-së, duhet të pastrohet dhe një proces i tillë tashmë ka nisur, pasi që nga kjo lista në bazë të dhënave të kësaj organizate janë larguar mbi 2 mijë persona.

Sipas tij, largimi dhe pastrimi i listës po bëhet në heshtje me qëllim që mos të ngjallen reagime e protesta.

Madje ai thotë se nga Gjykata e Pejës ka dënuar mbi 40 persona pasi janë vërtetuar se në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë pensionet.

“Në bazë të asaj që është marr në terren, është reale ne e dimë se mbi 2100, ne e dimë këtë shifër, por mua derisa më thotë drejtori se nuk janë larguar tash a duan ta mbajnë sekretin e vetë për arsye se nuk duan të bëjnë dridhje në opinion dhe mos të dalin veteranët në rrugë. Është reale që asnjë veteranë nuk ka bërë ankesë unë e di që janë larguar është rasti në Pejë kanë kthyer dhe mjete, janë dënuar duke i kthyer mjetet janë .Mbi 40 persona janë në Pejë që janë dënuar është real nën hetime janë mbi 7 mijë, edhe ka mbi 40 janë larguar dhe janë dënuar me vuajtje të dënimit me kusht mbi 6 muaj deri 1 vit. Edhe kanë me i kthyer pagat që i kanë marrë. Kjo është reale nuk mund ta mohoj as Hysni Gucati as institucionet e vendit”, theksoi Gucati.

Kryetari i OVL-UÇK-së, thekson se vetëm nga territori i Shqipërisë nga lista përfitues i pensionit veteranë janë largua 400 persona.

“Është reale që në territorin e Shqipërisë mbi 400 janë larguar kjo është reale se janë ardhur janë ankuar disa nga Shqipëria. Edhe ankesat banale bëhet thotë i kam mbajtur një familje kosovare. Kjo është reale… Ne shumë shpejt do të shkojmë në Shqipëri do të takohemi me ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të marrim informacione për ata që marrin paga në territorin e Shqipërisë që janë veteranë dhe marrin paga nëm territorin e Shqipërisë do jetë ligji i barabartë për të gjithë me veteranët e Kosovës. E jo ata të marrin paga në Shqipëri dhe të marrin pensionin në Kosovës. Këtë e kemi kërkuar dhe kjo do kryhet shumë shpejt…Derisa një vete ranë i Kosovë nuk ka të drejtë të jetë në punë dhe të gëzoi pagën dhe pensioni, atëherë pse paska të drejtë të marr pagën e dyfishtë”, thotë kryetari i OVL-UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në departamentin e familjes së dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, Bahri Xhaferi thotë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë listë të re që tregon se ndonjë përfitues i pension veteranë është larguar nga lista për pensione.

Ai madje thotë se numri i atyre që marrin pensione gjatë vitit 2019, ka qenë konstat dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim e cila sillet mbi 38 mijë përfitues.

Xhaferi thotë se janë në pritje të vendimeve të proceseve gjyqësore që janë duke zhvilluar nëpër territore të ndryshme të Kosovës.

“Sigurisht që nuk qëndron se ne ende si Departament i Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës nuk kemi marr kurrfarë regjistri të përfituesve të pensioneve për veteranë, e të cilët janë larguar nga lista për pagesë. Numri i tyre është konstant gjatë viti 2019 duke rreth 38 mijë, me të njëjtën diçka kemi vazhduar edhe në muajin janar, besoj që edhe në muajin shkurt nuk do ketë ndonjë ndryshim esencial një numër shumë i vogël simbolik kështu që nuk ka të bëjë fare me realitetin ai informacion që janë larguar mbi 2 mijë veteranë bazuar një procedurë nuk e di çfarë. Jeni dëshmitarë të kohës që ka procese gjyqësore që po bëhen në institucionet përkatëse gjyqësore, po presim vendimet e tyre, në momentin që i marrim vendimet meritore ne do bëjmë veprimin adekuat ligjor”, deklaroi Xhaferi.

Madje ai mohon se janë larguar nga lista e pensioneve edhe përfitues nga Shqipëria, derisa thotë se mbi 2700 banorë të Shqipërisë e gëzojnë këtë pension.

Në bazë të statistikave për vitin 2019 në Departamentin e Familjes së Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës në muajin shkurt kanë qenë 38217 përfitues të pensioneve si veteranë, në muajin mars – 38094, në prill – 38031, maj – 38053, qershor – 38052, korrik – 38074, gusht – 38103, shtator – 38120, tetor – 38105, nëntor – 38038, dhjetor – 38101.

KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria në Pejë lidhur me rastet që janë duke u trajtuar në kuadër të “Dosjes së Veteranëve të Rrejshëm”, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, në shtator të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngriti aktakuzë kundër 12 personave për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyr tar. Sipas po kësaj prokurorie, numri i përfituesve mashtrues janë rreth 19 mijë e 500 persona.

Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Sipas Prokurorisë Speciale nga pagesat e veteranëve mashtrues buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej mbi 68 milionë eurosh.

- Advertisement -

Më Shumë

Dy vjedhje në Suharekë

Dy vjedhje kanë ndodhur në Suharekë, brenda një dite. Vjedhja e parë ka ndodhur në fshatin Dragaqin, kurse e dyta në Gelancë. Raporti i policisë Fsh. Dragaqin,...

Frika nga koronavirusi/ Në Peru dalin një ditë burrat, një ditë gratë

Autoritetet në Peru kanë marrë disa masa të tjera strikte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë së koronavirusit dhe një prej tyre...

Nisma në Malishevë: Kurti po e injoron komunën më të prekur nga COVID-19, por ne do t’ia dalim

Dega e Nismës në Malishevë ka shprehur pakënaqësinë e saj me trajtimin që po i bën qeveria e vendit kësaj komune pavarësisht se është...

Korishë, 70-vjeçarja e infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 70-vjeçare nga fshati Korishë e Prizrenit, e cila një ditë më parë rezultoi me Covid-19 është në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të...

Latifi: Askush s’ka faj që VV-ja prishi herët raportet me LDK-në, vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, ka deklaruar se janë të gatshëm të kontribuojnë në formimin e qeveris së re, pasi...

Kurti letër Thaçit para takimit: Sot me ju flas vetëm për shpërndarjen e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka drejtuar një letër presidentit të shtetit, Hashim Thaçi pak minuta para nisjes së takimit në...

Greqia izolon kampin e dytë të azilkërkuesve

Greqia ka izoluar kampin e dytë të migrantëve pasi një burrë 53 vjeç u testua pozitiv për koronavirusin e ri, tha të dielën ministria...

Begaj: Nga nesër do të mbyllen të gjitha dyqanet – edhe barnatoret, përveç atyre ushqimore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se janë të shqetësuar pas konfirmimit edhe të 17 rasteve të reja me Koronavirus në...

Mjeku i Prizrenit flet nga karantina: Isha te vjehrri i infektuar por mbajtëm distancën, veç unë jam i izoluar jo 45 mjekë

Mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, përkatësisht urgjencës, ka reaguar pas raportimeve në media se shkaku i tij, rreth 45 punëtorë...

Smajl Latifi: S’kemi asnjë rast me koronavirus, tash nuk kërcënohemi nga paraqitja e tyre

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se gjendja sa i takon situatës me Koronavirusin është stabile. “Nuk kemi asnjë rast të dyshuar...

Tiranë!..

Mes fotove më të mira të ditës së djeshme,  prestigjiozja “The Guardian” ka zgjedhur një foto të moderatores Enxhi Nasufi, shkrepur nga fotoreporteri i...

71 vjet NATO

E themeluar 71 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse...

Këngëtari i “Lean On Me”, Bill Withers vdes në moshën 81 vjeçare

Këngëtari dhe tekstshkruesi, Bill Withers, ka vdekur në moshën 81 vjeçare. Këngëtari shprirtëror i hiteve “Lean On Me”, “Ain’t No Sunshine” and “Lovely Day” vdiq...

Prizren/ Dy persona shoqërohen në Polici, nuk respektuan orën policore

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar. Sipas policisë, me vendim të...

MASHTI publikon orarin javor të mësimit në distancë

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor (më 12.03.2020) si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. Transmetimi...

Kërcënim përmes telefonit, arrestohet një person në Prizren

  Një person është kërcënuar përmes telefonit në Prizren. Viktima ka lajmëruar rastin në polici. I dyshuari është arrestuar . “Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e...

Lajmet e Fundit

New York-u varrezë të përkohshme pas tejmbushjes së morgjeve

Viktimat e koronavirusit rreth e qark NewYork-ut mund të varrosen përkohësisht në ishullin Hart ndërsa morgjet e qytetit tejmbushen. Epiqendra e koronavirusit në Amerikë është...

PDK e kërkon një pako emergjente 320 milionëshe, kërkon që seanca të mbahet më 14 prill

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qasjen e qeverisë për ndarjen e Pakos Emergjente. Ai ka thënë se kjo parti...

Toni Braxton rikthehet në skenën muzikore me shumë risi

Këngëtarja e famshme amerikane, Toni Braxton, e ka lansuar këngën e re me titull “Do It” si dhe ka nënshkruar kontratë incizuese me kompaninë,...

Je në karantinë, a në injorancën që vetë e zgjodhe?

Letërsia i shërben shoqërisë, sepse ndihmon që kushdo të kuptojë më mirë, veten dhe universin ku i ka rënë për pjesë të jetojë. Shkrimtarët...

Shtyhet përsëri starti i sezonit në Moto GP

Spanja është vendi i dytë në botë me përhapjen e Covid-19 pas SHBA me mbi 140 mijë njerëz të infektuar dhe i dyti edhe...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!