6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mësimi online fillon të hënën në televizionin publik

Nxënësit e arsimit parauniversitar që janë në shtëpi si pasojë e masave të marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit do të kenë mundësi që mësimin ta ndjekin online nëpërmjet Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së). Ky projekt është mundësuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i MAShTI, Jusuf Thaçi, ka thënë situata e krijuar së fundmi me epideminë ka bërë që të mendojnë për këtë model të mësimit. Ai tha se problematikë ka qenë përzgjedhja e mësimdhënësve të cilët janë të gatshëm të përgatisin material mësimor për shfaqje online.

“Ka qenë shumë problematike në situatën dhe rrethanat në të cilat po operojmë sepse është dashtë të krijojmë një mekanizëm prej fillimit, të përzgjedhim mësimdhënës që mund të përgatisin material mësimor, të cilin pastaj e kemi xhiruar dhe gjetur dikë t’i prodhojë këto materiale për transmetim të këtyre përmes internetit e në të njëjtë kohë përmes televizionit publik”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka falënderuar DKA-në e Prishtinës e cila ka ndihmuar në këtë drejtim për grumbullimin e mësimdhënësve dhe kanë përzgjedhur më të mirët e me përvojë në Prishtinë.

“DKA e Komunës së Prishtinës na ka ndihmuar shumë në drejtimin e grumbullimit të mësimdhënësve dhe ka përzgjedhur më të mirët dhe me më përvojë të Komunës së Prishtinës. Besoj se edhe materialet mësimore, duke pasur parasysh situatën që jemi normalisht, nuk kanë me qenë perfekte, por shpresoj se do të jenë mjaftueshëm të kënaqshme. Fillimisht do të jenë vetëm Gjuha Shqipe dhe Matematika për klasat 1-5, pastaj për të vazhduar me klasat 6-9. Sapo të konsolidohemi pak, do të fillojmë edhe me lëndët e tjera të rëndësishme”, u shpreh Thaçi.

Më Shumë

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit