15.2 C
Prizren
E martë, 20 Tetor, 2020

Ministrja Dumoshi paralajmëron strategji për kulturë

 

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim një grup poetësh të cilët janë pjesë e manifestimit letrar tradicional “Republika” që mbahet çdo vit për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën organizimin e ‘Social Creativity’ e kryesuar nga Vlora Ademi.

Në këtë takim njohës e bashkëbisedues, ministrja Dumoshi, i përshëndeti poetët dhe i falënderoi për angazhimin e tyre në këtë manifestim por edhe për kontributin e tyre krijues në artin letrar përmes poezisë kryesisht.

“Është një nder që të nis ditën e sotme me njerëz që flenë e zgjohen me vargun duke e kultivuar e duke transmetuar traditën njerëzore e shoqërore përmes artit poetik. Dua të theksoj faktin se sa është gjuha, është poezia”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi duke përmendur se para se me qenë nder, është një përgjegjësi e madhe marrja e udhëheqjes së MKRS-së, por që do të angazhohet maksimalisht të jetë krahu bashkëpunues i krijuesve në fushën e kulturës.

Ministrja e njoftoi grupin e poetëve me sfidat me të cilat përballet kultura në Kosovë dhe se prioritet i saj mbetet forcimi i institucioneve të kulturës si dhe i skenës së pavarur kulturore në Kosovë për të nxitur krijimin e vlerave të mirëfillta kulturore.

“Është e domosdoshme dhe shumë shpejt do të nisim të punojmë për hartimin dhe fillimin e zbatimit të strategjisë për kulturën dhe për këtë gjë do të bashkëpunojmë me institucionet dhe organizatat kulturore përmes një komunikimi të mirëfilltë dhe efikas në mënyrë që t’i jepet përparësi dhe hapësirë vlerave të mirëfillta kulturore”, paralajmëroi ministrja duke shtuar se do të angazhohet në bashkëpunim me faktorët tjerë që merren me kulturën në Kosovë për të ndaluar zhgënjimin qytetar.

Nga ana e tyre, poetët e uruan ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe e përmendën se i gëzohen emërimit të saj në pozitën e ministres në një ministri kaq të rëndësishme siç është MKRS-ja për faktin se kulturës në Kosovë i duhet një femër në krye të udhëheqjes e aq më tepër një femër e cila ka përvojë në këtë fushë.

Në këtë bashkëbisedim u trajtuan temat si nxitja dhe përkrahja e krijimtarisë, rritja e mirëqenies shpirtërore përmes kulturës, faktin se shoqëria në Kosovë reformimin e saj duhet ta fillojë nga kultura, rritja e produktivitetit kreativ cilësor, përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj dhe anasjelltas, fuqizimi i kritikës letrare e mes tjerash edhe fokusi në gjeneratat e reja dhe ngjizja e fëmijëve me kulturë.

- Advertisement -

Më Shumë

Bastisen dy lokale në Samadraxhë të Suharekës për organizim të skemave piramidale

Në fshatin Samadraxhë të Suharekës janë bastisur dy lokale nga policia për organizim të skemave piramidale, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë, në...

Sot në Kosovë asnjë i vdekur nga koronavirusi, 77 raste pozitive

Në Kosovë sot nuk është shënuar asnjë rast i të vdekurve nga koronavirusi. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook njofton se...

Në Spitalin e Prizrenit u trajtuan 888 pacientë të dyshuar me COVID-19

Që nga përhapja e pandemisë në muajin mars, e deri në fund të shtatorit, në Kosovë u shënuan 15 mijë e 620 raste me...

Nëna prizrenase pendohet që mbyti foshnjën e saj (Video)

“Kam menduar ta rris, por nuk ka qenë mundësia”. Mirëpo M.B bëri krejt të kundërtën. Ajo i morri jetën foshnjës së saj të porsalindur më 20...

Kampioni Haxhi Krasniqi sjell brezat në vendlindje

Kampioni i Botës në boks, Haxhi Krasniqi, ka sjellur në vendlindje brezat e fituar të shtunën në versionin WBA/IBO. Krasniqi nëpërmjet një postimi në rrjetin...

Dështon seanca për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Suharekë ku kanë vdekur dy të rinj

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë për shkak të mungesës së të mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Valdet Kadritka dështuar të mbahet...

Arrestohet një person në Vërmicë pasi kaloi ilegalisht kufirin

Në pikën kufitare në Vërmicë, është arrestuar një person. Policia e Kosovës njofton përmes raportit 24-orësh se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i...

Ministrja Dumoshi në FemArt: Aty ku menaxhojnë gratë, sukseset janë më të mëdha

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi mori pjesë në publikimin e raportit “Drejt solidaritetit dhe bashkëpunimit – Analizë mbi përfaqësimin e grave...

Aksident trafiku në Rahovec, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në Rahovec. Aksidenti është shkaktuar teksa një veturë...

Boksieri i ri që po shokon rivalët – 15 fitore në raund të parë në 15 meçe

Kur bëhet fjalë për rekorde të boksit, vështirë se dikush mund të arrijë rezultatet dominuese sikur Edgar Berlanga. 23-vjeçari nga Puerto Rico të shtunën ka...

Prizren, 5 raste të reja me COCID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të...

Prizren, dështon seanca ndaj të dyshuarit për kontrabandim me migrant

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca hetuese e veçantë ndaj Faton Krasniqit, i dyshuar për kontrabandim me migrant. Shkak...

Djali i të ndjerit dëshmon në rastin ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe” i akuzuar për krime lufte

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar gjykimi ndaj ish-komandantit të UQK-së,  Remzi Shalës, i akuzuar për krime lufte. Në këtë seancë e...

32 aksidente në 24 orëshin e fundit

32 aksidente trafiku janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend. 11 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 21 të tjerë me dëme...

Buxheti për vitin 2021 do të tkurret për së paku 200 milionë euro

Mbi 200 milionë euro më pak do t’i ketë buxheti i vitit 2021, i cili pritet që të shkojë në Kuvend në fund të...

Hoti: Qeveria po bën hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se Qeveria e Kosovës është duke i bërë hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes së...

Lajmet e Fundit

Ndërrimi i orës për këtë vit, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshohet edhe këtë vit. Edhe pse u diskutua se shumë, ora do të qëndrojë e njëjta dhe duket se edhe në këtë...

Prizren: Është mbajtur shqyrtimi i dytë fillestar kundër të akuzuarve për veprën penale mashtrimi

Në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur shqyrtimi i dytë fillestar kundër Mirjeta Zylfiu dhe Jesmiri Ponik, të cilit po akuzohen për veprën penale...

Policia gjobitë edhe ish-ministrin për mos mbajtje të maskës(Foto)

Nga fundi i gushtit ka hyrë në fuqi ligji Anti-Covid dhe me anë të tij tashmë edhe Policia e Kosovës shqipton masa për të...

Sytë nga Liga e Kampionëve: Juventus, PSG e Dortmund e nisin zjarr

Rikthehet Liga e Kampionëve. Në fushë zbresin ekipe si Juventus, Barcelona, PSG, Manchester United dhe Borussia Dortmund, sa për të kuptuar se sa interes...

Një vdekur me koronavirus, 130 raste të reja dhe 71 të shëruar për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, 130 raste pozitive dhe janë...