11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Muriqi në radarin e Manchester United, agjentin e tij zbulon detajet

Vedat Muriqi në radarin e klubit të madh anglez, Manchester United. Muriqi, i cili është synim i Tottenham gjatë afatit kalimtar të janarit, mund të përfundoj në “OldTrafford”, shkruan Insporti.com.

Sipas artikullit të gazetës turke “Fotospor” Muriqi është kontaktuar nga zyrtarët e Manchester United për një takim. Agjenti i tij, Haluk Cantar, për gazetën turke ka treguar se është kontaktuar nga zyrtarët e klubit anglez, transmeton Insporti.com.

Lëndimi i Marcus Rashford, ka bërë që United të futet në treg për një sulmues tipik të qendrës.

Forma e mirë e reprezentuesit të Kosovës këtë sezon ka bërë që të jetë në radarin e shumë klubeve evropiane.

Javën e kaluar mediet turke raportuar se Fenerbahce refuzoi dy oferta nga Tottenham dhe Burnley. Madje, raportohej se trajneri portugez Jose Mourinho ka kërkuar një takim me Muriqin.

Sulmuesi 25 vjeçar këtë sezon është paraqitur në 16 ndeshje, vetëm një si zëvendësues duke shënuar 11 gola dhe dhuruar katër asistime.

Ish sulmuesi i KF Lirisë në ndeshjen e fundit shënoi gol, asistoi dhe u ndëshkua me karton të kuq në fitoren e Fener kundër Gazientep. /Insporti.com/

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Lajmet e Fundit