11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ndahet nga jeta aktorja e serialit të famshëm

Aktorja me origjinë spanjolle Shelley Morrison ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

Shelley u bë e njohur për të gjtihë në rolin e kamarierës në serialin e famshëm “Will & Grace”.

Aktorja ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles pas një sulmi në zemër.

Shelly kishte vite që ishte larguar nga ky serial dhe madje me rikthmin në 2017 ajo kishte refuzuar të merrte pjesë dhe për këtë arsye personazhi që ajo luante u vra duke dhuruar kështu një nga episodet më të bukura.

Karriera e Shelley Morrison

Shelley Morrison lindi në 26 tetor 1936 në Bronx.

Ajo filloi të aktrojë në fillim të viteve 60, duke numëruar kështu shumë personazhe në filma dhe seriale TV.

Por më së shumti u bë e njohur me personazhin e Rosario Salazar në serialin ‘Will& Grace’.

Faqja e këtij seriali në Instagram ka bërë një dedikim shumë prekës për aktoren.

‘Çfarë humbje. Shelley kishte një karrierë që përshkroi dekada por ajo do të jetë e dashura jonë Rosario. Ajo kishte një zemër të madhe dhe gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e saj’ ka shkruar kasti i serialit ndër të tjera për aktoren.

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit