24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Ndërron jetë aktivistja e Vetëvendosjes në Prizren

Ka ndërruar jetë aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Miradije Kokollari- Morina.

Lajmin e ka bërë publik ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, përmes një shkrimi në Facebook.

“Pak ditë para se ta festonte fitoren e Lëvizjes që e donte shumë”, ka shkruar kandidatja për deputete e VV-së.

Shënimi i plotë i saj:

Sot mora lajmin e hidhur, ndarjen nga jeta mikes dhe aktivistes sonë nga lagjja 2 korriku, Miradije Kokollari Morina.

Pak ditë para se ta festonte fitoren e Lëvizjes që e donte shumë.

Familjes i shpreh ngushëllime, ndërsa neve do të na mungosh përherë!

 

Më Shumë

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit