21.7 C
Prizren
E enjte, 24 Shtator, 2020

Në Prizren hapet “Muzeu Lëvizës-Tirana vjen tek ti”

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë në qytetin historik në Prizren është hapur “Muzeu Lëvizës – Tirana vjen tek ti”. Përmes këtij aktiviteti synohet promovimi turistik i Tiranës.

Aktiviteti për shënimin e këtij përvjetori fillimisht nisi me një takim në mes të përfaqësuesve nga bashkia e Tiranës dhe kryetarit të komunës së Prizenit, Mytaher Haskuka.

Gjatë hapjes se “Muzeut Lëvizës Tirana vjen tek ti”, nënkryetarja e Bashkësisë së Tiranës, Anuela Ristani tha se në këtë 100 vjetor vendosën që historinë e Tiranës ta sjellin në vendet me të afërta.

Ajo tha se pandemia ndikoi që shqiptarët në vend që të udhëtonin drejt vendeve tjera të zbulonin thesare të çmuara që i ka toka shqiptare.

Ristani tha se nisja e aktivitetit të Muzeut Lëvizës në Prizren ishte nisje e mbarë.

“Na shërbeu që përpara se ta bëjmë bitën që të di më shumë për ne, le të dimë më shumë ne rreth njëri-tjetrit. Ishte një mundësi fantastike që të sillnim Tiranën, historinë e saj atë që ofron por edhe të mësonim nga të gjitha vendet ku do të shkojmë dhe për t’i treguar secilit nga qytetet tjera që janë pjesë e shoqatës apo në këtë Ballkanin tonë ku flasim shqip se ku janë disa vende miqësore dhe destinacione ku me të vërtetë kalohet mirë, mëson diçka”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, Adriola Kambo tha se “Tirana vjen tek ti” është një projekt që synon promovimin e turizmit të kryeqytetit shqiptar.

Është një projekt që në koncept është turistik që ne të promovojmë njëri-tjetrin dhe t’i japim mundësi njëri-tjetrit që të festojmë por edhe të promovojmë”, tha Kambo.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi këtë nismë e ka konsideruar si veçantë dhe kërkoi që të bëhet traditë pasi kjo siç tha ai nuk do ndikoj vetëm në aspektin turistik por edhe në atë historik dhe vëllazëror.

“Kjo nismë e sotme që është marr në kuadër të Unionit të Bashkive të Rajonit të vlejë për një thellim të mëtejshëm për një qëmtim më të thellë të Prizrenit të bukur i cili nuk ka vetëm këngë dhe lumenj por ka edhe një histori të larmishme që duhet studiuar nga secili prej nesh”, tha ambasadori shqiptar.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se qëllimi i këtyre aktiviteteve është shkëmbimi kulturor si dhe promovimi i turizmit të Prizrenit dhe Tiranës.

Ai tha se trashëgimia kulturore e Prizrenit vizitohet shumë nga tiranasit prandaj e vlerësoi të nevojshme intensifikimin e bashkëpunimit.

“Këtë aktivitet e shoh në atë aspekt qe kryeqyteti i Shqipërisë që sivjet shënon 100 vjetorin e hapjen e saj të parë e ka në qytetin historik të Kosovës shpresoj që ky bashkëpunim edhe përkundër pandemisë të vazhdoj sa më shumë sepse sidomos pandemia na tregoi se duhet të mbështetemi në njëri-tjetrin që të kalojnë këto kohëra të vështira dhe mendoj që bashkëpunimi jonë duhet të intensifikohet”, tha i pari i Prizrenit.

Delegacioni nga Tirana i kryesuar nga nënkryetarja e Bashkësisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe të shoqëruar nga kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka sot kanë vizituar edhe panairin e artizanaleve në qytet, parkun e inovacionit dhe trajnimeve si dhe çerdhen publike “11 marsi” në Prizren.

“Muzeu Lëvizës Tirana vjen tek ti” do të prezantohen nesër në Gjakovë, më pas edhe në Pejë dhe aktiviteti i fundit do jetë në Prishtinë./KsP.

- Advertisement -

Më Shumë

Shpallet konkursi ndërkombëtar për dizajnimin e sheshit të Rahovecit

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Rahovecit, me mbështetje teknike te UN-Habitatit, kanë përmbyllur fazën e konsultimit me qytetarë...

TopChannel publikon aktakuzën për Thaçin e Veselin, përmenden edhe emra të tjerë

Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa  prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK , nga prokurori special  më 24...

Së shpejti fillon ndërtimi i QMF në lagjen Arbana në Prizren

Kryeshefi i mjekësisë familjare në Prizren, Arsim Berisha, ka njoftuar se së shpejti do të fillojë ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare të re...

Zemaj: Ditët në vijim do ta kemi Spitalin për COVID-19 me 500 shtretër

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ditët në vijim do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë. Ai shton...

Inspektimi i prodhuesit të produkteve të pemëve dhe perimeve në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e njërit nga katër prodhuesit e produkteve të pemëve dhe perimeve në komunën e Prizrenit, të cilët me...

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pezullon protestën e së premtes

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e ka pezulluar protestën e paraparë të mbahej këtë të premte deri në marrjen e vendimit nga Qeveria e...

Si këndonte Enver Hoxha pasi i vriste “kundërshtarët” e tij? Dalin të pathënat rrënqethëse për jetën private

Gjatë periudhës së komunizmit shqiptarëve, përmes propagandës, ju dha për konsum një udhëheqës madhështor, babaxhan, i dashur me popullin e të tjera. Por kush ishte...

Kapet me dy qese marihuanë, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi që në qantën e tij janë hasur dy qese të vogla plastike 1.2 gr të mbushura me...

Papa Françesku: Mos dëgjoni vetëm kompanitë farmaceutike për koronavirusin

Shpeshherë Papa Françesku ka reaguar në lidhje me zhvillimet e situatës së koronavirusit, ku ka kërkuar solidaritet dhe shpërndarje të vaksinës falas dhe për...

Kosova dhe ShBA nënshkruajnë marrëveshjen ekonomike (Dokument)

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshjen ekonomike. Kryeministri Avdullah Hoti, ka qenë nënshkrues i marrëveshjes për Kosovën, kurse në anën tjetër...

Aksident në Prizren, 5 të lënduar

Një aksident trafiku në mes të dy veturave civile ka ndodhur dje në rrugën "Transiti i Vjetër", në Prizren, raporton PrizrenPress. Sipas Policisë, si pasoj...

Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Rahovec-Malishevë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për...

Fjolla Morina nesër në gjykatë

Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngëtares Fjolla Morina, në pikën e kalimit kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një...

Haskuka viziton fermerët të cilët kanë përfituar subvencione

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, kanë vizituar njërin nga...

Dy të vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga coronavirusi,...

Një burrë me dy gra e shtatë fëmijë – Iliazi, Anifeja dhe Manushaqja: Jetojmë të lumtur së bashku

Ndodhemi në Selishtë të Peshkopisë, pranë familjës së Ilaz Laskaj. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi...

Lajmet e Fundit

Ish-rreshteri policor dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen në Suharekë

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është shpallur fajtor nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir Aliaj në Suharekë. Ai u...

Për herë të parë në Kosovë, Komuna e Prizrenit ofron Shërbimin Geriatrik

Komuna e Prizrenit, sot për herë të parë në Kosovë, ka futur në funksion shërbimin geriatrik, për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë...

63 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë, 4 në Prizren

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 63 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Numri total...

Paralajmëron Ministrja e Financave, thotë se mund të ketë ulje të pagave në sektorin publik

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se mund të ketë ulje të pagave në sektorin publik nëse do të ketë krizë të thellë...

Bashkëjetesa me të mitura, dy persona shoqërohen në polici e më pas lirohen

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, për shkak të bashkëjetesës me persona nën moshën 16-vjeçare. Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës...