16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 31 pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme aktualisht janë të shtrirë 460 pacientë, 306 prej të cilëve janë të infektuar me koronavirus.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, është bërë e ditur se 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

“Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë. Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar”, thuhet në komunikatë.

Në Infektivë janë duke u trajtuar 96 pacientë, në Pulmologji 50 pacientë, nestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë, Spitalin e Prizrenit 31 pacientë, Spitalin e Gjakovës 33 pacientë, Spitalin e Pejës 43 pacientë, Spitalin e Ferizajt 13 pacientë, Spitalin e Gjilanit 17 dhe në Spitalin e Mitrovicës 2 pacientë./Gazeta Express

Më Shumë

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Lajmet e Fundit