-6.1 C
Prizren
E shtunë, 16 Janar, 2021

Nëntë vdekje nga koronavirusi në Prizren, detaje rreth gjendjes në këtë komunë

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është regjistruar vdekja e 49’të nga koronavirusi në vend. Klinika Infektive njoftoi se viktima ishte një 78-vjecar nga Prizreni, komunë e cila po prin me numrin e të vdekurve nga kjo sëmundje. Deri tash, vetëm nga ky qytet kanë vdekur nëntë të infektuar, raporton Express.

COVID-19 e sëmundjet të tjera shoqëruese nga të cilat vuante të shtunën në mëngjes ia morën jetën një 78-vjecari nga Prizreni, i cili po trajtohej në Klinkën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për vdekjen e tij njoftoi Klinika Infektive, përmes raportit 24 orësh. Në këtë raport, Infektiva bëri me dije se një ditë më parë kishte vdekur edhe një bashkëvendas i të moshuarit, i cili kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

“Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese”, thuhej në raport.

Për numrin e rasteve të vdekjeve, rasteve të reja me koronavirus, gjendjes së të infektuarve dhe situatës atje, ka dhënë detaje nwnkryetari i Komunws sw Prizrenit, Visar Shehu.

Shehu i ka thënë Gazetës Express se gjendja e të infektuarve është kryesisht stabile, me përjashtim të dy rasteve që po trajtohen në Infektivë.

Ai ka treguar se mbrëmë janë ritestuar 30 të infektuar, të cilët nëse edhe testimet që u janë bërë sot dalin negativë, i bie se janë shëruar.

“Mbrëmë në Prizren janë konfirmuar shtatë raste të reja me COVID-19. Mbrëmë janë ritestuar 30 mostra, edhe për herë të parë kanë dal të gjitha negative dhe nëse edhe në testimet e sotme rezultojnë negativ, i bie që janë shëruar. Sot janë dërguar për testim disa mostra, por ende nuk e di sa mostra saktë. Gjendja e të infektuarve është kryesisht stabile, me përjashtim të dy rasteve të cilat gjenden në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive të QKUK’së”, ka thënë Shehu.

Ai është ankuar edhe për vonesat që po i bën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në kumtimin e rezultateve, duke thënë se kështu po rrezikohet edhe më shumë përhapja e kësaj sëmundje.

“Deri tash, kanë vdekur nëntë të infektuar nga Prizreni. Po i vanojnë rezultatet dhe kjo po na shkakton probleme, sepse deri në rezultate të infektuarit mund ta përhapin sëmundjen”, ka thënë Shehu për Express.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se situata me koronavirus në Kosovë “është nën kontroll të brishtë”.

Në një konferencë për media në Prishtinë, pas takimit të Komitetit për menaxhimin e situatës me koronavirus, Hoti tha se Klinika Infektive është e stërmbushur me pacientë me koronavirus dhe se atje nuk ka më vende për njerëz.

“Janë duke u krijuar vende shtesë nëpër spitale rajonale”, tha ai.

Hoti bëri thirrje që të zbatohet plotësisht vendosja e maskave, distanca fizike dhe larja e duarve.

“Jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni që mos ta mbyllim komplet ekonominë si para tre muajve”, tha Hoti, i cili paralajmëroi masa të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Masat e reja, që sipas tij do të merren qysh në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, do të përfshijnë reduktimin e punës në institucione – bartësit e institucioneve duhet t’i lirojnë ata që mund të kryejnë punën nga shtëpia – pastaj mbylljen e bizneseve ku ka raste të paraqitura me koronavirus, mbajtjen në izolim të personave të infektuar dhe kontrollin e tyre, si dhe ndalimin e grumbullimit të mbi 100 personave në ambiente të hapura ose të mbyllura.

Hoti tha se ata që nuk i zbatojnë masat, do të përballen me ligjin.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe drejtori i Institutuit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, i bënë jehonë thirrjes së Hotit, duke thënë se moszbatimi i masave do të sjellë pasoja.

“Ne jemi në fazën e tretë të hapjes graduale ekonomike dhe shumica e veprimtarive janë lejuar. Kjo ka rezultuar me rritje të numrit të rasteve pozitive me Covid-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]. Nuk mund të thuhet që ishte e papritur, por kjo ka rezultuar me rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor në Klinikën Infektive”, tha Zemaj, duke shtuar se e gjithë kjo situatë është pasojë e mosrespektimit të masave.

Ai tha se Ministria që ai drejton, mes tjerash, është duke përgatitur strategjinë e re të testimeve, me qëllim të, siç tha, “testimeve në masë”, por që nuk dha detaje për këtë strategji.

Ndërkohë, Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se testimet janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike.

“Në një vend, në një vatër, ku rezulton një person pozitiv, Instituti Kombëtar i gjurmon të gjitha rastet e kontaktit dhe të gjithë ata me shenja testohen në radhë të parë, në mënyrë energjente”, tha Ramadani.

Ndryshe, Kosova, deri të dielën, ka konfirmuar gjithsej 2,677 raste me koronavirus. rej tyre, 1,203 janë aktive, ndërsa 49 pacientë kanë vdekur.

Numri i të shtrirëve në Klinikën Infektive në Prishtinë ka filluar të rritet që nga fillimi i muajit qershor, kur ka nisur faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Në 10 ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 844 raste të reja me koronavirus.

Ditëve të fundit ka ndodhur që deri në 46% e të testuarve në 24 orë të dilnin pozitivë me Covid-19.

Kosova bën pjesë edhe në listën e 11 vendeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që përballen me transmetim të shpejtë të sëmundjes Covid-19./Gazeta Express

- Advertisement -

Më Shumë

Shtyhet greva në arsim, të hënën nis gjysmëvjetori i dytë

Greva në arsim e paralajmëruar për javën e ardhshme është shtyrë të paktën edhe për një javë. Vendimin e ka marrë Këshilli drejtues i...

Përleshje masive në Suharekë, lëndohen rëndë dy persona

Shtatë persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete, ku katër prej tyre janë arrestuar, njëri nga ta i mitur. Sipas raportit të policisë, rasti...

Humbën vendin e punës për shkak të pandemisë, vihet në pikëpyetje ndarja e 300 eurove për punëtorët

Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë...

Shyhrete Behluli feston ditëlindjen e 59-të

Këngëtarja e zhanrit popullor, Shyhrete Behluli, është tejet e dashur për audiencën e gjerë. Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e saj...

Besnik Krasniqi, kandidat për deputet i AAK-së nga Prizreni

Zyrtari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Postimi i plotë: Të dashur...

Emërohet drejtori i ri i Kadastrit në Komunën e Mamushës

Kryetari i Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se ka emëruar Drejtorin e ri të Urbanizmit dhe Kadastrit. Krasniç ka njoftuar se drejtori i ri është...

Tayna konfirmon duetin me artistin me famë botërore

Prej kohësh, Tayna ka paralajmëruar disa bashkëpunime me artistë të huaj por që për shkak të pandemisë ishin shtyrë për një moment të dytë. Por...

Vdes një mësimdhënës në Dragash

Është ndarë nga jeta mësimdhënësi i shkollës ”Ruzhdi Berisha” në Dragash, Sabatin Tahiri. Lajmi është  dhwnw nga  kryetari i Komunës, Shaban Shabani.    

Reshjet në Kosovë, evakuohen disa familje në Rahovec

Në disa fshatra të Rahovecit janë evakuuar disa familje shkak që reshjet e shiut që po bien pa ndërprerë kanë vërshuat shtëpitë e tyre. Kryetari...

Prizren, 15 aktakuza kundër 17 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 25 aktakuza ndaj 28 personave, raporton Gazeta...

Publikohet lista e plotë e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje pak minuta pasi ka aplikuar për certifikim në KQZ, ka publikuar edhe listën e plotë të cilës i prinë Albin Kurti dhe...

Arben Fetoshi: PDK-ja përfaqëson vetëdijen politike

Profesori Arben Fetoshi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e këtij subjekti politik. Postimi i plotë Sot kam...

Rama viziton Shkodrën: Do të angazhojmë ushtri shtesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar zonat e përmbytura nga reshjet e shiut atje. Rama nga Shkodra ka thënë se ku do të ketë...

IHMK: Më së shumti reshje janë regjistruar në Gjakovë e Dragash

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të shiut janë shkaktuar vërshime në disa zona në vend, ndërsa situatës së tillë i...

Pamje nga Ura e Fshejtë: Drini i Bardhë del prej shtratit, vërshon gjithë zonën përreth

Në disa prej qyteteve të Kosovës, po vazhdojnë vërshimet, si pasojë e reshjeve. Lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre, e disa pamje tregojnë...

Thatësirë historike, Stambolli ka mbetur me 45 ditë ujë për qytetin

Stambolli mund të mos ketë asnjë pikë uji, në fundin e muajit shkurt. Alarmin e kanë dhënë vetë autoritetet turke, duke deklaruar se vendi...

Lajmet e Fundit

Publikohet lista e plotë e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje pak minuta pasi ka aplikuar për certifikim në KQZ, ka publikuar edhe listën e plotë të cilës i prinë Albin Kurti dhe...

Ish-kryeprokurori kandidat i LDK-së për deputet nga Prizreni

Ish-kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është kandidat i LDK’së për deputet. Hoxha është renditur i 100...

Kandidaturat e reja të PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës, pas aderimeve të analistëve dhe profesorëve, ua ka siguruar nga një numër shumicës së prurjeve të reja në listën e...

Lista e plotë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar listën e kandidatëve...

Djali i Ukshin Hotit lihet sërish jashtë listës së PDK’së të kandidatëve për deputetë

I biri i Ukshin Hotit, Andini, sikurse në zgjedhjet e kaluara, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Të...