9.7 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

Një polic zihet në gjumë, 12 kolegët e tij transferohen nga Zhuri në Prizren

Mekanizmat e inspektimit dhe kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovë gjatë një inspektimit që kishin zhvilluar në mëngjesin e 23 gushtit të këtij viti në nënstacionin policor në Zhur të Prizrenit, kishin zënë në gjumë një polic i cili ishte në detyrë. Me vendim të drejtorit rajonal të Prizrenit, ky zyrtar policor ishte suspenduar për 72 orë. Ndërkohë, burime të KosovaPress-it, thonë se përveç suspendimit të policit të fjalë, janë transferuar edhe 12 policët tjerë nga Zhuri në stacionin policor në Prizren, përveç komandantit të këtij nënstacioni. Transferimi thuhet të ketë ndodhur si dënim për kapjen e kolegut të tyre në gjumë.

KosovaPress lidhur me rastin ka kërkuar sqarime nga zyra për informim në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit. Përmes një përgjigje elektronike pasi që nuk kanë pranuar që për rastin të flasin para kamerës, zëdhënësi i këtij rajoni, Shaban Osmanollaj i ka thënë KosovaPress-it, se rastin e zyrtarit policor i cili është gjetur duke fjetur derisa ishte në detyrë, është duke e hetuar Drejtoria e Standardeve Profesionale.

“Policia e Kosovës në kuadër të strukturimit të saj ka mekanizmat e inspektimit dhe kontrollit të brendshëm, të cilët bazuar në detyrat dhe planifikimet e tyre realizojnë inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme, me qëllim që Policia e Kosovës dhe personeli i saj të jenë sa më efikas dhe profesional në realizimin e detyrave policore. Referuar rastit të cilit ju keni referuar është iniciuar procedure disiplinore e brendshme për shkak te shkeljes se rënde disiplinore, ku me vendim të Drejtorit Rajonal zyrtari policor është suspenduar në afat prej 72 ore. Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale”, thuhej në shkresën elektronike.

Përmes kësaj shkese mohohet se 12 policët tjerë të nënstacionit policor të Zhurit janë suspenduar për shkak të kolegut të tyre. Aty thuhet se transferimi i këtyre pjesëtarëve nga Zhuri për në stacionin policor të Prizrenit nuk ka të bëjë me suspendimin e kolegut e tyre dhe se ndaj asnjërit prej këtyre 12 policëve nuk është iniciuar hetim i brendshëm.

“Policia e Kosovës bazuar në plotësimin e nevojave operacionale dhe të strukturës organizative, bënë edhe transferimin e punonjësve të saj, i cili bëhet çdoherë bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe udhëzimet administrative. Ndaj asnjë zyrtari policor tjetër nuk është iniciuar hetim i brendshëm dhe lëvizja e personelit nuk ka të bëjë me çështjen e policit të suspenduar, mirëpo duke u bazuar në udhëzimin administrativ mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, në bazë të nenit 32, paragrafi 1 dhe paragrafi 7 i këtij neni, është kompetencë e Drejtorit Rajonal që për nevoja operative dhe ngritjen e imazhit për të rritur performancën në punë të bëhet lëvizja e personelit policor që të arrihen rezultatet e dëshiruara në luftën kundër shkeljeve ligjore. Nënstacioni policor në Zhur është pjese përbërëse e Stacionit policor në Prizren dhe në bazë të nevojave operative dhe performancës në detyrë, personeli i këtij stacioni vazhdimisht sistemohet në bazë të meritave, profesionalizmit dhe rezultateve të arritura. Madje për shkak të situatës së pandemisë, kemi lëvizje të personelit edhe nga njësit e hetimeve rajonale dhe njësitë e specializuara nga të gjitha departamentet”, njofton zyra për informim në Drejtorin Rajonale të Policisë në Prizren.

KosovaPress ka qëndruar edhe në nënstacionin policor në Zhur të Prizrenit. Aty takoi komandantin e kësaj zone, Zyber Susuri, i cili duke mos dashur të flas para kamerës, ka thënë se në kohën kur kanë ndodhur këto ndryshime në nënstacionit policor të Zhurit, ka qenë në pushim mjekësor.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, polici i cili nga mekanizmat e inspektimit dhe kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovë është zënë në gjumë ka edhe probleme shëndetësore me diabet.

Për mënyrën e transferimit të 12 policëve nga Zhuri në Prizren, KosovaPress ka kërkuar një përgjigje edhe nga Inspektorarit Policor i Kosovës. Në një përgjigje elektronike nga zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka thuhej se Departamenti i Hetimeve në kuadër të Inspektoratit Policor nuk ka trajtuar ndonjë rast të tillë. Sipas tij, ky rast mund të jetë inicim i brendshëm i Policisë së Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj iu njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve nuk ka trajtuar ndonjë rast të tillë. Ju lutem që këtë kërkesë ta referoni te Policia e Kosovës nëse i njëjti rast mund të jetë inicim i brendshëm i PK-së”, thuhej në përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.

- Advertisement -

Më Shumë

Një i vdekur dhe 284 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë, ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, derisa janë regjistruar 284 raste pozitive, tri më shumë...

“A Refugee’s Tale” si ecje në dy kohë me regjisorin nga Kosova

Saga shqiptare e fundshekullit të kaluar që u përshkua me shkulme refugjatësh, nuk është vetëm një fakt i “arkivuar” në histori. Nga qindra mijëra...

Komuna e Malishevës dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje edhe për tri projekte

Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht në mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtorit Menaxhues,...

Prizren, vijnë në jetë 49 fëmijë

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë gjashtë ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 49 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të ditur...

Me argumente të fuqishme shkencore kundër të pavërtetave

(Vështrim për veprën Kërkime gjuhësore I dhe II, i autorit Shkëlqim Millaku. Libri u botua në Prizren, viti 2015 dhe 2019.Recensent i librit është...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj Ilir Haxhiaj i cili po akuzohet për rrahjen e gruas e cila më pas kishte vdekur në QKUK

ë hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet se ish-bashkëshortes së tij,...

Khabibi tërhiqet nga UFC si kampion

Khabib Nurmagomedov ka arritur ta mbrojë titullin e tij në garën UFC, të kategorisë së lehtë. Ai e ka mposhtuar Gaethje në raudin e dytë...

Aksident në Suharekë, fëmija në biçikletë përplaset me veturën

Një aksident ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës, ku një fëmijë ka mbetur i lënduar. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten...

Çka do të ndodhë sot në Prizren ?

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në...

4 nxënës dhe 15 mësimdhënës në Prizren rezultojnë pozitivë me COVID-19

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të vitit 2020 ku është bërë e ditur...

Irfan Fusha dënohet me 500 euro gjobë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues ndaj Irfan Fushës, person përgjegjës i kompanisë “Abi Elif”, i akuzuar për veprën...

Flutura iu ul në fustan, ceremoina e martesës që përloti të gjithë

Amanda në Britaninë e Madhe, po martohej për të dytën herë në jetën e saj me Chip, por në zemrën e saj gjithsesi kishte...

Vritet ministri i Mbrojtjes, gjithçka filmohet LIVE me dron

Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist...

Prezentohen bukuritë e Brezovicës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si duket po relaksohet këtë të dielë në Brezovicë. Ai me mëngjes ka publikuar një video nga ky vend i...

Rahoveci e nis me fitore edicionin e ri në basketboll

Rahoveci e ka nisur edicionin e ri në basketboll me fitore, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 88:65 (20:13, 25:9, 21:16, 22:27), në kuadër të...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Lajmet e Fundit

2,869 raste aktive me coronavirus, nëse vazhdon rritja e të infektuarve do të ketë masa të reja kufizuese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098...

Çka do të ndodhë sot në Prizren ?

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në...

Bashkimi me mund fiton ndaj Trepçës, Ylli i revanshohet Pontes

Mojeed Ewuosho dështoi në aksionin e fundit të Trepçës për t’i mundësuar skuadrës së Bashkimit që edicionin e ri në Superligën e Kosovës në...

Haskuka i gatshëm edhe për një mandat si kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili vjen nga partia Lëvizja Vetëvendosje, pohon se do që të rikandidojë edhe për një mandat të dytë...

Balaj: Javën tjetër do të ketë grevë nëse nuk zhbllokohen llogaritë e Telekomi

Lamih Balaj ka paralajmëruar se nëse nuk do të zhbllokohen llogaritë e Telekomit, përveç protestave para Qeverisë, sindikata do të mbajë edhe greva brenda...