22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Orari i xhiros së dytë: Kryendeshja në Suharekë

Java e dytë e kampionatit elitar në futbollin kosovar do të vazhdojë gjatë kësaj mesjave.

Krye-ndeshja do të zhvillohet në Suharekë, aty ku Ballkani do të jetë nikoqir i Feronikelit, njofton Klan Kosova.

Dy skuadrat kanë arritur fitore në xhiron e parë, madje katër ishin numri i golave që shënuan në duelet e tyre që kishin përball Besës e Gjilanit.

Duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Llapit dhe Gjilanit. Për llapjanët ky do të jetë dueli i parë zyrtar në këtë edicion, kurse Gjilani pritet të kërkon këndellje pas zhgënjimit në ndeshjen e parë.

Kurse, në Obiliq, Arbëria pas fitores kundër 89-shit, do të kërkojë befasinë e dytë, pasi përballet me Prishtinën.

Kampioni aktual, Drita, as në këtë xhiro nuk do të luajë në Superligë. E gjitha kjo pasi të enjten do të zhvilloj përballjen e Ligës së Evropës në udhëtim te Legia e Warshaws.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në platformën Art Motion dhe Klan Kosova.

E martë

Drenica – Besa, ora 16:00

Arbëria – Prishtina, ora 16:00

E mërkurë

Llapi – Gjilani, ora 16:00

Ballkani – Feronikeli, ora 16:00

Drita – Trepça 89, zhvillohet më vonë.

Më Shumë

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Vetëvendosje në Prizren akuzon Totajn për klientelizëm në subvencionimin e kulturës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqjes komunale, duke e quajtur procesin e subvencionimit të festivalit “Rock &...

Lajmet e Fundit