10.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2020

OVL-ja vazhdon ta kundërshtojë Specialen, thotë se s’pret drejtësi nga ky organ

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që janë përgjegjëse për hetimin e krimeve, të cilat supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe para luftës së viteve 1998 – 1999, kanë vazhduar me dërgimin e ftesave të reja në Kosovë, shkruan sot gazeta Zëri.

Të enjten ftesa e radhës që “ateroi” nga ky organ ishte për ish-pjesëtarin e UÇK-së Gafurr Elshanin, i cili ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare dhe ishte njëri nga figurat e rëndësishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Ftesën e Elshanit e konfirmuan nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët njoftuan se ai u ftua në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkohë, kjo organizatë ka vazhduar kundërshtimet e ashpra ndaj Gjykatës Speciale, teksa paralajmërimet e këtij organi për ngritjen e aktakuzave i kanë quajtur të pabaza. Sipas tyre, ky organ po tenton të arsyetojë fondet e shpenzuara për 5 vjet. Në anën tjetër, njohësit e sistemit të drejtësisë dhe avokatë të akredituar nga ky institucion thonë se me emërimin e gjyqtarit të procedurës paraprake Specialja ka dhënë indikacionet e para se po bëhet gati për ngritjen e aktakuzave të para. Kësisoj, sipas tyre, brenda disa muajve këto aktakuza mund të ngrihen ose të hidhen poshtë.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një deklaratë për “Zërin” e ka quajtur Gjykatën Speciale gjykatë të njëanshme dhe politike. Madje sipas tij edhe paralajmërimet e këtij institucioni për ngritje të aktakuzave po bëhen vetëm për t’i arsyetuar fondet e marra për 5 vjet radhazi. “Këto lëvizje të Gjykatës Speciale OVL-ja i ka parë që nga fillimi i votimit të dëmshëm, që është bërë për Kosovën nga deputetët faqezi të Kosovës. Ne i kemi ditur qysh atëherë pasojat e kësaj Gjykate, por tash mbetet t’i shikojmë frytet e këtij votimi të deputetëve të Kosovës. Qëllimi dihet se është njëetnik, racist dhe i ka ndarë vetë etnitë në Kosovë. Kjo Gjykatë ka për qëllim barazimin e luftës së UÇK-së me agresorin serb, që e kemi pasur këtu”.
Madje sipas tij qëllimi i Speciales nuk është t’i zbulojë krimet, por vetëm të njollosë luftën e drejtë të UÇK-së. “Nuk ka asnjë qëllim tjetër të mirëfilltë, sepse po të kishte qëllim zbulimin e krimeve do të ishte gjykatë që do t’i kishte marrë në konsideratë të gjitha krimet në Kosovë, pa marrë parasysh etninë ose grupet. Unë mendoj që kjo është gjykatë politike dhe sa u përket aktakuzave, ata duhet t’i ngritin, sepse kanë bërë shpenzime me miliona euro, por edhe vetë ngritja e aktakuzës nuk do të thotë që është fajësim, sepse si të tilla mund edhe të dështojnë”, ka thënë tutje ai.

- Advertisement -

Më Shumë

Vdes legjenda e Atleticos, Capon

Futbollisti legjendar i Atletico Madridit, Jose Luis Capon ka vdekur të dielën në moshën 72-vjeçare, shkaku i pneumonisë që i është shkaktuar nga koronavirusi,...

Prizren, barnatoret që do të punojnë sot pas orës 17:00

Qeveria e vendit ka marrë vendim që barnatoret e licencuara në Kosovë do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Sipas këtij vendimi pas...

Asnjëherë, himni ynë, nuk ka tingëlluar më bukur!

Teksa shumë shtete të tjera, mes tyre edhe superfuqi botërore, kanë mbyllur kufijtë në këtë betejë me armikun e padukshëm të quajtur koronavirus, Shqipëria...

Edhe një infermiere e prekur me Covid-19 në Kosovë

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 125 persona ku 44 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive...

Vdes një 82-vjeçare në Shqipëri, viktima e 12 nga koronavirusi

Ka vdekur në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv,...

Aktorja turke dhe futbollisti i njohur bëhen prindër për herë të parë

Aktorja dhe modelja e njohur turke, Amine Gulse dhe futbollistit i Arsenalit Mesut Ozil janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të...

Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në ora 21:02, përmes postës elektronike, është konfirmuar...

I papërmbajtshmi Cellino: UEFA të mos japë data, por të sjellë respiratorë!

Massimo Cellino është i vendosur dhe e sheh të pakuptimtë që Serie A të rinisë sërish. Presidenti i Brescia i qëndron mendimit të parë...

Ky është orari i mësimit në distancë për javën e ardhshme

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur orarin e mësimit online për javën e ardhshme, transmeton Klan Kosova. Këtë...

Besnik Bislimi tregon se si dhe kush mund të përfitojë nga pakoja e emergjencës

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka treguar se kush dhe si mund të jetë përfitues i kësaj pakoje. Qeveria e Kosovës...

Morena me pozë në të brendshme para tavolinës plot, shan duke përmendur lokacionin

Morena Taraku shan derisa shfaqet joshëse nga dhoma përplot ushqim. Modelja e cila tani po merret edhe me muzikë, Morena Taraku, së fundmi ka qenë...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...

Kurti emëron Nenad Rashiq dhe Aleksandar Stankoviq këshilltarë politikë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka emëruar Nenad Rashiqin dhe Aleksandër Stankoviq këshilltarë politik. Sipas njoftimit për media, Kurti, ka emëruar sot Rashiqin, këshilltar...

Teqeja e Madhe e Halvetive në Rahovec dhuroi 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se Teqeja e Madhe e Halvetive, përkatësisht prijësi i saj, Shejh Besim Shehu,...

Nga e hëna asnjë i arrestuar në Suharekë për moszbatim të vendimit të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia

Në Suharekë asnjë person nuk është arrestuar që nga e hëna e deri më sot, për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës për...

Selamaj denoncon fabrikimet me “SMS”, thotë se po bëhet në stilin e shërbimeve sllave

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa bisedave të montuara në rrjete sociale në mes të anëtarëve të...

Lajmet e Fundit

Shaqiri në një lidhje me Jennifer Lopezin shqiptar?

Futbollisti i talentuar shqiptar, Xherdan Shaqiri po jeton një romancë të re dashurie. "Prive" ka mësuar se Shaqiri është në një lidhje me këngëtaren...

Ambasada e ShBA-së: Duke ndjekur udhëzimet, e mposhtim COVID-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka përgëzuar përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po...

Modelja e njohur ekspozon gjoksin

Është padyshim një nga femrat më të kompletuara dhe më seksi shqiptare. Supermodelja e njohur, Lorena Haliti bukuria e së cilës kalon çdo kufij sot...

Dueli i yjeve/ Kaka: Ronaldo është i jashtëzakonshëm, por zgjedh Messin

Ricardo Izecson dos Santos Leite ose siç e njohim të gjithë, Kaká, ishte pjesë e Real Madrid nga viti 2009 deri 2013, ku ai...

“Mërzia”/ Ç’do thoshte Dritëroi për Koronavirusin?

Mërzia E shtrova tryezën me meze e pije, Megjithëse miq në shtëpi nuk prisja, U ulëm unë e një hije, S’do mend që kjo hije ish imja. U dehëm...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!