29.2 C
Prizren
E premte, 10 Korrik, 2020

P.W.Happel: Brenda 4 vjetësh shumë gjëra kanë ndryshuar në Prizren

Në një intervistë të shkurtër, P. Walter Happel, themelues dhe për një kohë të gjatë edhe drejtor i “Loyola-Gymnasium” në Prizren, flet lidhur me përshtypjet e tij gjatë vizitës në Prizren, zhvillimet rreth këtij gjimnazi dhe pritjet që ai ka për të ardhmen e shkollës

I nderuar P. Walter Happel, ju jeni në Prizren, Kosovë, pas më shumë se katër vjetësh e gjysmë. Pas kaq vitesh, cilat janë përshtypjet tuaja, duke pasur parasysh se ju këtu keni ardhur menjëherë pas luftës, me idenë që të themeloni një gjimnaz klasik?

P. W.Happel: Gjatë këtyre pak ditësh sa jam këtu, mund të them se shumë gjëra kanë ndryshuar brenda këtyre 4 vjetësh e gjysmë, si rrugët dhe ndërtesat e shumta të reja, ndërsa në brendi qyteti duket shumë bukur. Prandaj, unë planifikoj që të vij vitin e ardhshëm me një grup vizitorësh për ta vizituar qytetin. Duhet të qëndroj më gjatë për të krijuar një përshtypje më të thellë.

Opinioni ynë ju njeh mirë si themelues dhe për një kohë të gjatë edhe drejtor i “Loyola- Gymnasium”. Ku ndodhet sot “Loyola-Gymnasium”?

P.W.Happel: Unë vetëm e di se ka pasur disa probleme, por kam përshtypje se Gjimnazi “Loyola” është në drejtim të mbarë që ta gjejë përsëri qëllimin kryesor, që të jetë i dobishëm për fëmijët dhe të ofrojë edukim të mirë. Unë vetëm mund t’i falënderoj mësimdhënësit, të cilët kanë punuar shumë për të ofruar një edukim të tillë dhe t’i inkurajoj ata që të vazhdojnë kështu edhe në të ardhmen.

Pyetje: A janë plotësuar idetë dhe pritjet tuaja që i kishit në fillim dhe si e shihni perspektivën e shkollës?

P.W.Happel: Është vështirë të thuhet, sepse unë kam pritur rritje të vazhdueshme dhe punë konstante për t’i përmirësuar gjërat, sepse çdo gjë mund të bëhet më mirë gjatë gjithë kohës. I kam parë disa fytyra të reja në staf, të cilët nuk i njoh dhe ajo që akoma nuk e di është se si stafi po punon bashkërisht; nëse ata ndihen si ekip dhe, nëse ata nuk thonë në vetën e parë unë mbaj mësim në “Loyola-Gymnasium”, por ne japim mësim në “Loyola-Gymnasium”, atëherë do të isha i lumtur.

 Të martën ju kishit një takim me kryetarin e Prizrenit, z. Haskuka. Cilat janë përshtypjet tuaja nga ky takim?

P.Happel: Po, ne kishim një takim me kryetarin e komunës së Prizrenit, bashkë edhe me koordinatorin e “Loyola-Gymnasium”, dr. Loher. Mendoj se ishte një takim i mirë. Kryetari na tregoi pritjet e tij dhe dëshirën për të bashkëpunuar me Gjimnazin “Loyola” dhe, sipas tij, nuk do të ketë probleme në të ardhmen.

I nderuar P. Happel, si Qytetar Nderi i Prizrenit dhe personalitet që i njeh mirë zhvillimet këtu, veçanërisht në fushën e arsimit, cili është mesazhi juaj për opinionin tonë?

P.W.Happel: Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por të ardhmen ne mund ta shtyjmë përpara, prandaj unë vetëm mund t’i inkurajoj të gjithë njerëzit e shqetësuar që kurrë të mos e humbin shpresën, por të punojnë shumë për ta ndryshuar të ardhmen, sidomos në të mirën e fëmijëve. Dua t’i inkurajoj njerëzit që të punojnë bashkërisht në tri drejtime: në informimin, komunikimin dhe transparencën; ta mbajnë njëri-tjetrin në mënyrë konstante të informuar, të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë hapur dhe të vendosin që secili ta kuptojë pse një vendim është marrë. Ju mund të mos pajtoheni me çdo vendim të marrë, por ju duhet ta dini pse ai vendim është marrë.

- Advertisement -

Më Shumë

Lajmi i fundit: 22 raste të reja me COVID-19 në Prizren

32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19! Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...

Plagoset një person në Mushtisht të Suharekës

Të premten rreth orës 23:40 në fshatin Mushtisht të Suharekës, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës të cilin e ka...

Zyrtarët komunalë të Prizrenit dyshojnë se numri i të infektuarve është më i madh sesa tregojnë shifrat zyrtare

Autoritetet komunale të Prizrenit vlerësojnë se situata sa i përket pandemisë COVID-19 është serioze, marrë parasysh shtimin e rasteve në javët e fundit. Përfaqësues të...

Tetë kolegje nuk akreditohen, tri prej tyre do të mbyllen

etë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces për akreditim institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë...

Shuhet Morricone, kompozitori i jashtëzakonshëm!

 Enio Morikone, fituesi i çmimit “Oscar” vdiq në moshën 91-vjeçare. Kompozitori italian, i cili numëron më shumë se 500 filma, shtatë me bashkatdhetarin e...

Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren. Në qender do të...

Deputeti i VV për vdekjet e dyshimta në QKUK: Mund t’i quajmë edhe vrasje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka quajtur “edhe si vrasje” vdekjet e së dielës...

Rekord në Kosovë: Sot 195 raste të reja, 7 në Prizren

44 TË SHËRUAR DHE 195 RASTE ME COVID-19! Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Pas vetaksidentit me traktor humb jetën një person në Rahovec

Një person ka humbur jetën pas vetaksidentit me traktor në fshatin Qifllak në Rahovec. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të...

Kuvendi i Prizrenit nuk e miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal nuk e kanë aprovuar Kornizën Afatmesme...

Alarmi i kreut të OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në...

Juventus i propozon Tottenham-it shkëmbimin e lojtarëve

Juventusi po kërkon të shpejtojë që të formojë sa më shpejt skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe përforcimi i repartit të mesfushës është i...

Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni e fiton mandatin e deputetes në Kroaci

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci. Lajmin e ka bërë të ditur përmes...

Vidhen 40 metra rrethoja të metalta në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka raportuar se në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë vjedhur rreth 40m rrethoja të metalta të autostradës,...

Donaldi jo vetëm që i nxorri sekretin Borës por tregon dhe ‘zënkën’ midis tyre

Ka mbi një vit që në media flitet për një lidhje mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Dyshja kishte preferuar mos ta bënte publike lidhjen,...

Lajmet e Fundit

Mbyllen dy furra buke në Malishevë, pronari rezultoi pozitiv me COVID-19

Dy furra buke në Malishevë janë mbyllur, pasi që pronari ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është njoftuar nga Komuna e Malishevës. “Inspektorati komunal në Malishevë,...

Testi i Maturës, në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë

Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët...

Datat kur do të luhen ndeshjet e Championsit, kalendari deri në finalen e Lisbonës

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League. Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë...

Prizreni zë vendin e parë për kurorëzime në Kosovë

Rreth 20 mijë persona janë kurorëzuar gjatë vitit 2019 në Kosovë. 95% e tyre kanë vendbanim të përhershëm Kosovën, ndërsa 5% e tyre jetojnë jashtë...

Prizren, pesë aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për...