19.8 C
Prizren
E diel, 12 Korrik, 2020

Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, këto janë 11 masat që janë përfshirë në të

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të jetë 1.26 miliardë euro.

Fokusi kryesor i kësaj pakoje do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë kësaj periudhe pandemie ka pasur rënie të aktivitetit ekonomik

Në kuadër të kësaj pakoje janë paraparë edhe 11 masa të cilat do të zbatohen gradualisht nëse kjo pako aprovohet nga Qeveria e Kosovës.

Më poshtë masat e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike:

Masa 1 – ka të bëjë me kreditimin e ekonomisë, për të siguruar rritje të ofertës agregate, kjo masë e ka ndikimin në ekonomi në total prej 1.1 miliard euro, ndërsa shpenzimi total i buxhetit është 300 milionë euro, ku 195 milionë euro janë për mbulimin e kredive joperformuese, kurse pjesa tjetër është për mbulimin e kostove të biznesit. Bizneset që aplikojnë në këtë masë pritet të kenë 50 për qind mbulim të normës së interesit, por nuk vlen për të gjitha llojet e biznesit.

Masa 2 – janë paraparë 8 milionë euro për mbulimin e gjysmës së kostos financiare për ato kompani që vendosin të shtojnë numrin e punëtorëve, duke angazhuar praktikantë në një periudhë prej 12 muajve, e cila qeveria merr përsipër mbulimin e kostove prej 100 euro për punëtorë për një muaj.

Masa 3 – ka të bëjë me punësimin dhe formalizimin. Brenda kësaj janë pesë nënmasa, ku parashihet që të gjitha bizneset në 18 muajt e ardhshëm kanë punësim shtesë, qeveria merr përsipër subvencionimin e pagës në masën prej 50 për qind por maksimumi deri 150 euro në muaj dhe atë për 6 muajt e ardhshëm, me kusht që ata punëtorë të pajisen me kontrata për një vit. Masa b), c), d) dhe e) janë derivime të masës a) për ato biznese që janë të regjistruar si prodhues dhe përpunues, qeveria e merr përsipër subvencionimin e njëjtës pagë për 9 muaj. Për të gjitha ato biznese që marr punëtorë të kategorive të veçanta, qeveria e merr përsipër mbulimin e 50 për qind të pagës për një periudhë një vjeçare.

Masa 4 – në këtë masë përfshihen hoteleria, restorantet dhe kafetë, të cilat kanë qenë në dsiporopocion me masat e qeverisë. Me këtë masë, përveç subvencionimit të pagës prej 50 për qind për 6 muaj, e zgjerojmë edhe për punëmarrësit ekzistues në masën prej 150 euro.

Masa 5 – ka të bëjë me sistemin arsimor në vend, me qëllim që të zbutet hendeku ndërmjet shkathtësive të tregut dhe sistemit arsimor. Edhe kjo masë i ka gjatë nënmasa, dhe parasheh 5 milionë euro për projektet hulumtuese ku bashkëpjesëmarrës është edhe sektori i biznesit. Janë edhe 5 milionë euro shtesë dhe për projektet e tjera studimore. Po ashtu, janë 3 milionë euro bursa që vendosin të shkojnë në drejtimet deficitare. Janë edhe 3 milionë euro shtesë për mbulimin e kosotove të banimit dhe ushqimit për të gjitha studentet e gjinisë femërorë që vijnë nga zonat rurale të vendit, ku do të subvencionohen 20 euro për 24 muaj. Janë 2 milionë euro në formë të kuponëve për bizneset, për asistencë teknike.

Masa 6 – ka të bëjë me uljen e varfërisë. Në këtë masë janë tri nënmasa. Janë 10 milionë euro për mbështetjen e projekteve në komunitet që të ofrojnë punësim sezonal përfitueseve të ndihmës sociale, duke mos i cenuar ndihmat sociale. Janë 6 milionë për mbështetjen brenda familjes që janë përfitues të ndihmave sociale. Po ashtu, janë 18 milionë euro shtesë në formën e kuponëve ku u shpërndahet familjeve të ndihmave sociale, por që mund të ekzekutohen për pagesa të produkteve ushqimore esenciale të prodhuara në Kosovë.

Masa 7 – i dedikohet shoqërisë civile. Parasheh angazhimin e tyre për komunitetin në vlerë prej 3 milionë euro.

Masa 8 – i dedikohet ruajtjes së stabilitetit fiskale. Ku në këto tri vitet e ardhshme ne do të detyrohemi të kalojmë rregullën fiskale.

Masa 9 – i dedikohet mërgatës dhe i ka tri nënmasa. Parasheh që këtë vit qeveria ta merr përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër, ku deri në qershorin e vitit të ardhshëm të gjendet një zgjidhje përfundimtare për mbulimin e tij. Masa b) ka për qëllim që të rrisin destinacionet e fluturimeve nga Prishtina. Masa c) ka të bëjë emetimin e letrave me vlerë prej 30 milionë eurove me një maturitet 10 vite.

Masa 10 – në mënyrë indirekte i dedikohet sektorit të prodhimit. Në 24 muajt në vijim të ndahen deri 20 milionë euro për mbushjen e rezervave shtetërore me mallra esenciale që prodhohen brenda vendit.

Masa 11 – i dedikohet ndërmarrjeve publike. Nuk ka për momentin implikime buxhetore, por i tejkalojnë aftësitë e pakos. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Ennio Morricone në intervistën e fundit: Kam qarë vetëm…

“Kam qarë vetëm dy herë në jetën time, njëherë për “Mission” dhe për Papë Françeskun”. Këto kanë qenë fjalët e kompozitorit të njohur italian...

Malishevë: Gruja denoncon burrin dhe vjehrrin në polici për dhunë fizike dhe psikike

Policia e Kosovës njofton se viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit bashkëshorti dhe vjehrri i saj në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë...

“Vonesat e pagesave nga Pakoja Emergjente, shumë biznese janë në mëshirën e fatit”

Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem. Kryetari i Odës...

Masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 hyjnë në fuqi nesër

Kufizimi i lëvizjes, e mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit do të fillojë nesër. Kështu shkurt ka njoftuar...

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe...

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren

Ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Nijazi Kryeziu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës...

Malishevë: Ndërron jetë veterani i luftës Mehmet Kastrati, i prekur me COVID-19

Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës. "I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej...

Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i...

Ja pse të gjithë po flasin për fejesën e vajzës së regjisorit të njohur Steven Spielberg

Familja Spielberg ka një arsye të madhe për të festuar këtë fundjavë: Destry Allyn Spielberg është fejuar! Vajza më e vogël e regjisorit të njohur...

Doli nga shtypi libri më i ri i Agim Vincës “Ditari i Pandemisë”

Doli nga shtypi, në botim të shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina, libri më i ri i Profesor Agim Vincës: “DITARI I PANDEMISË. Rrëfime nga...

Anton Quni nuk merr anë në përplasjen mes Osmanit dhe Ukajt, kërkon të shtrijnë dorën e pajtimit

Ministri i Mbrotjes dhe kryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni thotë se skenat e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës janë për...

Vidhen 40 metra rrethoja të metalta në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka raportuar se në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë vjedhur rreth 40m rrethoja të metalta të autostradës,...

“Syri më i kaltër”

Fituesja e çmimit “Nobel” në 1993, Toni Morrison tronditi letërsinë dhe përfaqësimet e shoqërisë amerikane me veprat e saj. Lindur në Ohio, në Amerikën...

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren. Në qender do të...

Shënohet rasti i parë i vdekjes nga pickimi i rriqrave në Malishevë

Një person i moshës 44-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e infektimit nga pickimi i rriqrave. Lajmi u bë i ditur nga vet...

Lajmet e Fundit

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me...

Katër të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 101 numri i viktimave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...