4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Zyrtare: Premierliga fillon me 17 qershor

Liga Premier e ka konfirmuar lajmin se do të rifillojë ndeshjet nga 17 qershori ku do të zhvillohen të gjitha 92 ndeshjet e mbetura.

Një deklaratë u lëshua këtë mbrëmje, pasi gjatë ditës shumë mediume kishin raportuar se tashmë 20 klubet kishin rënë dakord për të filluar.

Ekziston një “datë e re e përkohshme e rifillimit për sezonin 2019/20, të mërkurën më 17 qershor, me kusht që të ekzistojnë të gjitha kërkesat e sigurisë”.

Liga Premier do të fillojë me ndeshjet Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal, që ishin shtyrë për shkak të finales së Carabao Cup.

Raundi i parë i plotë i ndeshjeve që pas shpërthimit të COVID-19 do të jetë në fundjavën që fillon të premten në 19 qershor.

Deklarata e Ligës Premier konfirmoi gjithashtu se të gjitha 92 ndeshjet do të transmetohen nga partnerët ekzistues Sky Sports, BT Sport, BBC Sport dhe Amazon Prime.

Do të ketë ndeshje edhe në mbrëmjen e së premtes në orën 21:00 , të shtunën në orën 13.30, 16.00, 18.30 dhe 21.00, të dielën në orën 13.00, 15.00, 17.30 dhe 20.30, plus një ndeshje të hënën në 22:00.

Liverpooli është në rrugë të mirë që të shpallet kampion në Angli, pasi është 25 pikë para vendit të dytë.

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Lajmet e Fundit