Milot Rashica drejt këtij klubi italian

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mund të përfundojë në Serie A.Gennaro Gattuso është hedhur në sulm për të kërkuar një zëvendësues për Jose Maria Callejon dhe shqiptari i Werder Bremen, Milot Rashica, është gjithashtu në listë, sipas mediave italiane.

Everton Soares i Gremios është futbollisti i parë që mund të zëvendësojë Calejonin, i dyti Rashica.

Kalimi në Serie A mund të jetë hap shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, i cili te Napoli do të gjejë shokun e Kombëtares, Amir Rrahmani, që në janar zyrtarisht nënshkroi me ekipin e Gattusos, por qëndroi në formë huazimi te Hellas Verona deri në fund të sezonit.

Rashicën e duan edhe shumë klube në Premier Ligën angleze.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit