18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Pamje të rënda: Një person në Prizren kryen vetëvrasje, hidhet nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, atje një person është hedhur nga kati i pestë duke kryer vetëvrasje, shkruan Gazeta Metro.

Në orët e vona të natës së mbrëmshme, një person ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i pestë i banesës së tij ku banonte.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke deklaruar njësitet e policisë janë duke u marrë me rastin.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur në rrugën e “Jonit” në Prizren rreth orës 22:00, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje, të gjitha njësitet kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe jemi ne fazën fillestare të hetimeve”, ka thënë Gashi.

Më poshtë keni një video me pamje të rënda ku shihet vendi ku personi ka kryer vetëvrasje./gazetametro.net

Më Shumë

Akaki Khorava, gjeorgjiani që luajti Skënderbeun- dikur i dashur, por sot i harruar…

Nga Elis Kullo (Marrë nga ObserverKult) Nëse ka një grup personash, të cilët shoqëria shqiptare i ka lënë në harresë, njëri ndër ta është padyshim...

Punimet rrugore në Rahovec zhvendosen gjatë natës për shkak të temperaturave të larta

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë gjatë ditës, Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që punimet infrastrukturore në rrugë të zhvillohen...

Lajmet e Fundit