4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI

Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin tani me më shumë kujdes duhet të menaxhojë qeveria Kurti në detyrë. Do të cek këto efekte vetëm për tre muajt, të përballjes me virusin Covid-19, mars, prill dhe maj, ndërsa prej qershorit shpresojmë që gradualisht jeta do të kthehet në rrjedhat normale të saj.

Qeveria Kurti në detyrë e Republikës së Kosovës aprovoi pakon fiskale emergjente për periudhën kohore 3 mujore( prill, maj, qershor) në shumë prej 180 milion Euro, që sado kudo të zbus sadopak shtresat më të goditura të popullatës së Kosovës, sikurse janë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, shoqëritë tregtare, subvencionimi i qirave, kontributeve pensionale, kreditimi i ndërmarrjeve publike, komunat e Kosovës, punëtorët të rrezikuar në mënyrë direkte me pandeminë, punëtorët në sektorin privat, punëtorët që mbesin pa punë dhe të papunët, komunitetet, grante dhe subvencione për bujqësi, etj.
Buxheti i Kosovës i aprovuar për vitin 2020, për fat të qytetarëve të Kosovës është i vetmi ligj i aprovuar nga Kuvend i tanishëm, para se të shkarkojë qeverinë aktuale të Kurti, i cili po të mos aprovohej do të lente pasoja të papara për qytetarët e Kosovës, e sidomos tani me pandeminë me të cilën po përballemi.

Buxheti parasheh të hyrat në shumë prej 2 miliard Euro, ndërsa shpenzime në shumë prej 2 miliard e 350 Euro. Ky buxhet është planifikuar për suazat normale i cili nuk e ka paraparë pandeminë, dhe i cili edhe si i tillë ka një deficit apo mungesë prej 350 milionë Euro, nga të hyrat e parapara prej 2 miliard Euro.

Pandemia e korona virusit Covid-19 do të çrregullojë në një masë të madhe buxhetin e Kosovës për vitin 2020 . Duke marr parasysh se nga pakoja emergjente fiskale e aprovuar nga qeveria e Kosovës për periudhën kohore tremujore(prill, maj, qershor) në shumë prej 180 milion Euro, 145 milion Euro janë shtesë për ndihmë emergjente shtresave të caktuara të qytetarëve të Kosovës dhe vetëm 35 milion Euro janë kredi me kthim për një periudhë kohore 24 mujore, me këtë pako shpenzimet e buxhetit të Kosovës për vitin 2020 rriten në shumën prej 2 miliard e 500 milion Euro.

Ndërsa të hyrat e planifikuara prej 2 miliard Euro gjatë vitit 2020, do të zbresin, pasi që parashihet se për këtë periudhë kohore tremujore do të kemi uljen së paku prej rreth 500 milion Euro, për shkak të zvogëlimit të hyrave nga doganat, TVSH-ja, tatimet dhe taksat tjera të ndryshme si pasojë e mbylljes së shumë bizneseve dhe institucioneve tjera publike të nivelit qendror e komunal që gjenerojnë të hyra dhe kontribuojnë në buxhetin Kosovës. Si pasojë e kësaj, të hyrat për vitin 2020 do të jenë 1 miliard e 500 milion Euro, ndërsa shpenzimet 2 miliard e 500 milion Euro.

Do të kemi një deficit ose një mungesë prej 1 miliard Euro. I mbetet një barrë e rëndë qeverisë Kurti në detyrë që përkundër kësaj mungesë të hyrave prej 1 miliard Eurosh të menaxhojë me sukses me këtë buxhet të zvogëluar të Kosovës si pasojë e pandemisë së korona virusit.

Duke marr parasysh se në çfarë rrethana të vështira është duke vepruar dhe menaxhuar qeveria Kurti në detyrë , është për t’u çuditur dhe habitur se me çfarë dëshirë dhe vullnet të “zjarrtë” janë të gatshëm krerët e subjekteve parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, në bisedimet që patën me presidentin Thaçi, të formojnë qeverinë e re të Kosovës, që nga LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, NISMA, 6+, në rast se Lëvizja e Vetëvendosjes si parti fituese e zgjedhjeve nuk do të caktojë mandatarin e ri për formimin e qeverisë.

A thua janë të vetëdijshëm, edhe po të formojnë qeverinë e re e Kosovës, subjektet politike të përfaqësuar në Kuvend, të radhitura pas LVV-së, se çfarë ”patate e nxehte” do të marrin në duart e tyre për të menaxhuar me këtë buxhet të cunguar në këtë periudhë të vështirë kohore me të cilin ballafaqohej Kosova me pandeminë e korona virusit Covid-19.

Kosova në shumë aspekte është “sui generis” i llojit të vet, ashtu që edhe në këtë aspekt në vend se të lejohet qeveria Kurti në detyrë që të menaxhojë gjatë periudhës kohore të pandemisë, subjektet politike parlamentare jo vetëm që shkarkojnë kryeministrin Kurti me mocion votëbesimi, por tani duan të shkojnë edhe më tutje, të përpiqen të formojnë qeverinë e re të Kosovës, në vend se të përgatiten për zgjedhjet e reja parlamentare pas përfundimi të pandemisë.

Kjo me të vërtet është” sui generis”, që vetëm në Kosovës mund të ndodhë!

(Autori është avokat nga Prizreni)

 

Më Shumë

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit