9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj dy personave që dyshohet se sulmuan fizikisht punëtorin e një pike të derivateve

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten dhe të premten, ka marrë dy vendime të ndara për një rast të njëjtë, ku ishin të përfshirë dy të dyshuarit nga fshati Lubizhdë.

Të enjten kjo gjykatë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj njërit prej tyre, i cili është i mitur, ndërsa të premten është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin tjetër në këtë rast.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e konfirmoi zyrtari i lartë për bashkëpunim profesional në këtë gjykatë, Shqipron Serdolli.

Ndryshe “Betimi për Drejtësi” ka raportuar për këtë rast, ku sipas raportit 24 orësh të PK-së, ishin arrestuar dy persona në fshatin Lubizhdë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, i cili ishte duke punuar një pikë të derivateve.

Në raport thuhej se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Lajmet e Fundit