10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Për herë të parë 110-vjeçarja nga Prizreni nuk e fali Bajramin në xhami

110-vjeçarja Xhemile Susuri, deri para pak vitesh ka agjëruar muajin e Ramazanit, ndërkohë këtë vit ishte hera e parë që namazin e Fiter Bajramit nuk e fali në xhaminë e fshatit për shkak të pandemisë COVID-19.

Ajo ka filluar që të agjërojë për herë të parë në jetën e saj në moshën 8 vjeç, ndërsa në xhami i ka falur të gjitha Bajramet.

“Kur i kam pasur 8 vjet e kam zënë (filluar) Ramazanin dhe më nuk jam ndalur. Kemi hequr keq boll, por kush ka mundur e ka mbajtur (Ramazanin). Kush nuk ka mundur, nuk e ka mbajtur. Unë e kam mbajtur, kam bërë qull, pite me lakra… kemi kaluar”.

Përkundër moshës, e moshuara Xhemile ende bën punime të dorës dhe ujit lulet në oborrin e shtëpisë. Ajo thotë se puna fizike përfshirë edhe muajin e Ramazanit e ka bërë të jetë e shëndetshme.

“Në Ramazan kemi punuar me shpirt. Mua po më thonë se më ka mbajtur puna, po më ka mbajtur puna sepse nuk kam ndenjur e ulur. Vet kam kositur, vet i kam mbajtur, dru kam sjell nga bjeshka.”

Xhemilja thotë më tej se agjërimi i Ramazanit, e ka lumturuar gjithmonë atë. Biles, ajo tregon edhe një sekret për agjërim të lehtë.

”Duhet të gëzohesh kur ta mbash Ramazanini sepse Ramazani është i Perëndisë. Lum kush e mbanë! Kemi ngrënë bukë të misrit, qumësht, kos, tjetër gjë nuk kemi pasur të hamë. Për me ngrënë, për asgjë nuk më shkon mendja. Unë ha vetë përshesh me miell të misrit. Ruhem nga lukthi, sepse mund të më bëjnë keq. Te doktori…nuk e kam ditur si janë ilaçet.”

Xhemile Susuri ka lindur në vitin 1910 në Bele të Kukësit në Shqipëri dhe më vonë u martua në Zhur të Prizrenit, ku dhe jeton akoma./tvprizreni.info/

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Lajmet e Fundit