8 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

Për herë të parë në Kosovë, Komuna e Prizrenit ofron Shërbimin Geriatrik

Komuna e Prizrenit, sot për herë të parë në Kosovë, ka futur në funksion shërbimin geriatrik, për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore por nuk kanë mundësi të vijnë deri në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, me rastin e realizimit të vizitave të para tek të moshuarit, duke deklaruar se ky shërbim është përtej premtimeve të tij gjatë fushatës, tha se është i gëzuar që të moshuarit tashmë do të kenë përkujdesje profesionale nga infermierët dhe mjekët.

“Sot po fillojmë një shërbim të ri, për herë të parë në Kosovë. Jam shumë i gëzuar që të moshuarit e komunës sonë do të vizitohen nga një ekip profesional mjekësor, sa herë që të kenë nevojë. Në të njëjtën kohë komuna jonë ofron edhe shërbime të kujdesit paliativ, me të cilin ofrojmë shërbime mjekësore në shtëpi për personat me sëmundje në fazën terminale”, tha Haskuka.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, deklaroi se aktualisht janë 50 pacientë të moshuar që do të përfitojnë nga ky shërbim dhe ftoi të gjithë qytetarët që kanë nevojë për kujdesin geriatrik, të lajmërohen në organet kompetente të komunës dhe në numrin e telefonit 049235548.

”Ky projekt i cili ka filluar sot, do të zgjasë të paktën për dy vitet e ardhshme. Ekipi i shërbimit geriatrik në shëndetësinë primare do të realizojë vizita të rregullta për të moshuarit e komunës sonë, të cilët nuk kanë përkujdesje nga anëtarët e tjerë të familjes, për të ofruar shërbime mjekësore dhe sociale si matja e tensionit arterial dhe paramasave të tjera vitale, vendosja apo heqja e kateterit urinar, dhënia e terapisë orale, kujdesi për higjienë e shërbime tjera të ndryshme”, u shpreh Arënliu-Hoxhaj.

Kujtojmë se përveç Shërbimit Geriatrik, Komuna e Prizrenit vitin e kaluar ka filluar të ofrojë edhe kujdesin paliativ, ku ofrohen shërbime mjekësore në shtëpi për personat me sëmundje në fazën terminale.

- Advertisement -

Më Shumë

Borxhi ndaj Devollëve, i bllokohen përsëri llogaritë Telekomit

Kompanisë publike, Telekomit të Kosovës iu janë bllokuar mëngjesin e ditës së sotme llogaritë, si pasojë e borxhit që ka ky institucion ndaj kompanisë...

Duda Balje kërkon që Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë

Deputetja Duda Balje po kërkon që Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë. Balje këtë kërkesë ia ka bërë kryeministrit Avdullah Hoti dhe...

Shpallet lista e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, hyn në një fazë më konkrete, pasi komisioni për pranimin e këngëve, i...

Bashkimi me mund fiton ndaj Trepçës, Ylli i revanshohet Pontes

Mojeed Ewuosho dështoi në aksionin e fundit të Trepçës për t’i mundësuar skuadrës së Bashkimit që edicionin e ri në Superligën e Kosovës në...

Shtyhet seanca për mosdeklarim të pasurisë ndaj asambleistit në Rahovec

Të hënën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj asambleistit të Komunës së Rahovecit, Dervish Qadraku,...

Prizrenasi e godet një femër me veturë e më pas ikën nga vendi i ngjarjes

Një femër në Prizren e pësoi keq dje nga një person me veturë, i cili e goditi atë. Për më tepër, Policia me anë të...

E thotë UEFA: Shqipëria luan miqësore me Kosovën në këtë muaj

Shqipëria pritet që të luajë një miqësore kundër Kosovës. Këtë e thotë faqja zyrtare e UEFA-së, edhe pse ende nuk është konfirmuar ora e...

Tre të vdekur e 197 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre të vdekur dhe 197 raste të...

Fifi tregon më në fund se kush ia ka rrëmbyer zemrën

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi tash e një kohë po përflitet për ndryshimet drastike që ka bërë, e krahas kësaj vëmendja shkon edhe tek...

Fermerët përiftojnë 40 motokultivatorë nga Komuna e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e mekanizmave...

Prizren/Dështon seanca ndaj të akuzuarve se mashtruan qytetarët për viza pune

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpërlarje parash...

Këshilltari i Vjosa Osmanit: Duhet të gjendet edhe urdhërdhënësi për vrasjen e Ukë Bytyçit

Këshilltar i kryeparlamentares, Faton Peci ka reaguar pas disa shkrimeve në media, ku thuhet se Vjosa Osmani ka bërë një “huqje” sot kur ka...

Fjalime të vjetra të Hitlerit në ankand për 34 000 €

Shtëpia e ankandit duhet të ketë qenë nën presion të madh, për t’i hequr këto dokumente nga ky ankand, mirëpo asgjë nuk funksionoi: shënimet...

Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, vjedhin 50 mijë euro para të gatshme dhe stoli në vlerë 40 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Krajkë të Komunës së Prizrenit. Në një shtëpi të këtij fshati, hajnat...

Jakup Krasniqi: Dy të arratisurit që i morën 2 milionët e Thesarit anëtarë të NISMA’s

Kosova këto ditë është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër transaksioneve të ndryshme,...

Komuna e Malishevës dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje edhe për tri projekte

Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht në mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtorit Menaxhues,...

Lajmet e Fundit

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në vlerë 100 mijë euro në Krajk të Hasit, familja dyshon në të afërmit e tyre

Vjedhje e rëndë në Krajk të Prizrenit, hajnat vjedhin 50 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 40 mijë euro. Nga kjo çantë u...

Rexhep Smajlaj-mjeshtër i vargut dhe fjalës së bukur shqipe

Besim Muhadri Po bëhen dhjetë vite që kur nga panteoni i letërsisë sonë u shua poeti Rexhep Smajlaj. Dhjetë vjet nga ikja e poetit, mikut...

Rreth 3 mijë punëtorë të Telekomit do të mbesin pa paga

Orarin e punës po e përfundon si zakonisht. Por për punën që po e kryen Arben Hamidi nuk do të paguhet. Pagën mujore nuk do ta...

Berisha: Transferi prej 2 milionë eurove nuk ka mundur të bëhet vetëm nga një person

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha ka qenë pjesë e dokumentarit “Expose”. Tema kryesore ka qenë skandali i vjedhjes së dy milionë eurove, që...

Policia siguroi faljen e Xhumasë në Bllacë të Suharekës

Banorët e fshatit Bllacë të Suharekës sot e falën namazin e Xhumasë nën përcjelljen e policisë. Gjithçka u bë për të parandaluar ndonjë incident...