7.7 C
Prizren
E enjte, 3 Dhjetor, 2020

Përsëri ka dështuar të nis rigjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të mërkurën, për të dytën herë, ka dështuar të nis rigjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe seanca e kaluar, e cila ishte e caktuar të mbahet më 15 korrik 2020, ka dështuar të mbahet për të njëjtën arsye.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, konstatoi se nuk është prezent përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, për të cilin tha se gjykata ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt.

Lidhur me këtë, prokurori Metush Biraj propozoi që shqyrtimi i së mërkurës të shtyhet.

Një kërkesë e tillë ishte edhe nga mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Driton Shehu.

Në këto rrethana, gjykatësja Skenderi mori aktvendim që seanca të shtyhet për 10 nëntor 2020, në ora 13:30 minuta.

Lidhur me këtë akuzë, Bashkim Krasniqi ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren, më 18 nëntor 2019, me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet. Mirëpo, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim, me arsyetimin se duhet vlerësuar provat dhe të rivendoset për këtë çështje penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 mars 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Bashkim Krasniqit, të cilin e ngarkon se në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, nuk i kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo personin tjetër, apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se përkundër njoftimit të fundit të lëshuar më 20 tetor 2014, nga Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, adresuar investitorit Xhavit Bytyçi, pronar i kompleksit hotelier- shtëpizave nga konstruksioni i drurit “Crazy Love” në Prizren, i bazuar në konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm të lëshuar më 2 maj 2014, i akuzuari nuk e ka bërë ekzekutimin më 24 tetor 2014 edhe pas kësaj date, edhe pse i njëjti ka qenë i detyruar.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Luana me poza të zjarrta duke vënë në fokus pasuritë trupore

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë emër shumë i dashur për publikun. Përveç me emisionin e saj dhe projektet muzikore...

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve me COVID-19

974 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale në vend, raporton Gazeta Express. Nga ta 66 janë të...

Normalja e Elbasanit mbush 111 vite: Përkujtohen mësuesit e parë

Pikërisht më 111 vite më parë, në 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e...

Aktorët e njohur akuzohen se kanë fëmijë së bashku fshehurazi

Aktorët e filmit të njohur “Fifty Shades of Grey”. Jamie Dornan dhe Dakota Johnson janë dy aktorët kryesorë të filmit “Fifty shades of Grey”, film...

Këto janë aktivitetet që do të organizohen për 28 Nëntor në Prizren

Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nesër më 28 nëntor (e shtunë)...

Posta edhe me një kontratë të re për shërbim të dërgesave online ndërkombëtare

Posta e Kosovës edhe sot lidhi një kontratë për shërbimet postare të dërgesave online ndërkombëtare, me Intermedico Japan Europe L.L.C. Kjo kontratë u nënshkrua në...

Gashi i PDK’së: Ju siguroj se PDK’ja nuk ka diskutuar përfshirjen në qeveri

Deputeti i PDK’së, Kujtim Gashi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të saj...

Zafir Berisha akuzon njerëzit e politikës për dy shtatoret e shëmtuara në Prizren

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kritikuar skulpturën e dy shtatoreve, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u zbuluan dje në...

Kriza me pandeminë, edhe 182 milionë euro për bizneset

Mbi 182 milionë euro ka paraparë Qeveria e Kosovës në Projektbuxhetin për vitin 2021, në Programin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim përkrahjen...

Mjeku nga Malisheva humb betejën me Covid-19

Mjeku Ramë Morina nga komuna e Malishevës ka humbur betejën me COVID-19. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës...

Skulptori i Skënderbeut në Prizren: Faleminderit për komentet!

Nuk është hidhëruar. Komentuesve i është përgjigjur me një falënderim. Skulptori Sinan Aliaj ka uruar Prizrenin për shtatoren e Skënderbeut. “Ju faleminderit për komentet! Urime Prizren!”, shkruan...

Hajnat vjedhin stoli ari dhe para në Krajk të Hasit

Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Krajk të Hasit, ku kanë vjedhur stoli ari dhe para. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar...

Rugova: Ju që kujtoni se e keni marrë peng të vërtetën, mos më dilni para sysh se s’mund t’ju shoh

Ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pas vetës ka lënë edhe shumë thënie, të cilat vazhdojnë të jenë koherente edhe sot, shkruan KultPlus Më poshtë...

Trajneri Skënder Gega shërohet nga koronavirusi, i kthehet skuadrës së Kukësit

Skënder Gega ka kaluar COVID-19 dhe problemet shëndetësore që i krijoi infeksioni i rrezikshëm. Lajmi i gëzueshëm është dhënë sot nga klubi i Kukësit, i...

Musliu ia kujton Qunit deklaratat për Thaçin e Veselin, e pyet se kur do jep dorëheqje – Ai jep këtë përgjigjje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni se kur do jap dorëheqje.Kjo sepse ai kishte deklaruar se do jep...

Sigurimi i vaksinës anti-Covid obligim ligjor, shteti paguan 80% të çmimit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme...

Lajmet e Fundit

Prizren, 11 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse...

22 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë brenda ditës, 2 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79,...

Vajza e Donald Trump, Ivanka merret në pyetje për keqpërdorimin e fondeve

Vajza dhe këshilltarja e Presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump, u mor në pyetje si pjesë e një procesi gjyqësor civil për keqpërdorim...

Protesta para Apelit: Tasiq ma ka djegë babën, ju ia ulni dënimin

Familjarët nga Krusha e Vogël dhe e Madhe me fotografitë në dorë të familjarëve të vrarë të enjten kanë shkuar në kryeqytet pranë Gjykatës...

LDK-ja në Prizren njofton për vdekjen e aktivistit të saj

Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Shaban Bobaj, lajmin e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Prizren. “Ikja e tij eshte humbje...